Rea Tresa po studion në Imperial College London, në degën e bioinxhinieri molekulare. Ajo është nga përfitueset e fondit të ekselencës për studentët shqiptarë që dëshirojnë të marrin dije në universitetet më të mira të botës.
Lajmi se Shqipëria do të mbyllë financimi për vitet e ardhshme nuk e gëzon, pasi ky është një investim dhe mundësi që të rinjve nuk duhet t’iu mohohet.
Rikthimin në Shqipëri ka nisur ta mendojë që tani, me synime të qarta për të kontribuuar në rritjen e cilësisë akademike e profesionale në vend.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit për vitin akademik 2021-2022 nga buxheti i shtetit janë ofruar gati 1.2 milionë euro për 30 studentë, që po arsimohen kryesisht në Universitetet e SHBA, Anglisë dhe Zvicrës.