Studentja kosovare merr titull në universitetin prestigjioz ‘Georgetown’ në SHBA

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

E rritur dhe e shkolluar në Kosovë, tani histori suksessi në Washington

Pa dyshim se nuk janë të pakta arritjet e sukseset e studentëve shqiptarë nëpër botë, shkruan albinfo.ch.

Studentja Erblina Sejdiu, e lindur në Prekaz të Skënderajt, pas përfundimit të studimeve në Universitetin “Hasan Prishtina”, në Fakultetin Juridik, me rezultat të shkëlqyeshëm si bursiste e universitetit, fitoi të drejtën e studimeve Mastër në Universitetin “Georgetown” në Washington D.C.

Studimet e saj u mbështetën nga fondacioni Fulbrajt dhe Ambasada Amerikane. Dje, në një ceremoni madhështore të organizuar nga Universiteti, pas rezultateve shembullore gjatë studimeve, Erblina u shpërblye me diplomë masteri.

Share This Article