Studentja shqiptare që ishte në Wuhani mbërrin në Ankara

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Studentja shqiptare që ishte në Wuhani të Kinës, ku ka shpërthyer koronavirusi, ka arritur në Ankara.

Top Channel ka mësuar se rreth orës 19:11 të kësaj të shtune përmes një avioni të forcave ushtarake turke, ka mbërritur në Ankara studentja shqiptare, Silva Doci, që jetonte dhe studionte në epiqendrën e koronavirusit në Wuhan.

Top Channel raporton se në pistën ku u ul avioni binin në sy masa ekstreme organizative marrë nga pala turke.

Për të pritur shtetasit turq dhe studenten shqiptare kishin dalë ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, prefekti i Ankarase, si dhe Ambasadori i Shqipërisë në Ankara, Kastriot Robo.

Autoritetet turke kanë deklaruar se të ardhurit nga zona e Wuhanit do te kalojnë 2 jave karantine në spitalin “Zekai Tahir Burak” në Ankara.

Pas mbarimit të karantinës, Ambasada Shqiptare do të mbështesë dhe mundësojë kthimin e Silva Docit në Shqipëri.

Share This Article