ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
U dënua me burg të përjetshëm për ekzekutimin e kryekomisarit Dritan Lamaj, ja kur do të shqyrtohet kërkesa e Arben Frrokut për rihapje procesi 1 hour ago
“BBV Albania 5” nis sot/ Emocione, surpriza dhe personazhe VIP, rikthehet spektakli nën drejtimin e Ledion Liços 1 hour ago
SHBA-ja kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë 1 hour ago
Thiago Silva rikthehet në Evropë, Porto “kërcënon” Milanin 2 hours ago
Barça rrit presionin ndaj Bastonit, alternativë është Gvardiol i Cityt 2 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Studim: Covidi është i lidhur me rrezikun për sëmundje mendore

albnews by albnews
26 January, 2021
in Bota, UK
0
Studim: Covidi është i lidhur me rrezikun për sëmundje mendore
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Sipas një analize të re, një në tetë persona që e kanë pasur sëmundjen Covid-19 diagnostikohen me sëmundjen e parë psikike ose neurologjike brenda gjashtë muajve nga koha kur kanë dalë pozitivë në testin për koronavirus.

Studimi, i cili ende nuk është rishikuar nga shkencëtarët e tjerë, gjithashtu gjeti se kjo shifër rritet në një në tre persona, në rastet kur pacientët kanë pasur histori të mëparshme të sëmundjeve psikike apo neurologjike, shkruan The Guardian.

RelatedPosts

Letra e fundit e Mbretëreshës Mary të Skocisë do të ekspozohet në muzeun Perth

Khodorkovsky: Putin sillet si lojtari kumari, nuk heq dorë lehtë nga lufta

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Princeshës së Norvegjisë, mund të ketë nevojë për transplant të mushkërive

Në bazë të rezultateve të kësaj analize, një në nëntë pacientë është diagnostikuar me çrregullime të tjera si depresioni apo goditja në tru, pavarësisht që nuk ka shkuar në spital gjatë kohës kur është përballur me sëmundjen Covid-19, tha udhëheqësi i studimit, Dr. Max Taquet nga Departamenti i Psikiatrisë në Universitetin e Oksfordit.

Hulumtuesit i përdorët të dhënat shëndetësore elektronike për t’i vlerësuar mbi 236 mijë pacientë të hospitalizuar dhe të pahospitalizuar në Shtetet e Bashkuara, të cilët kanë qenë të konfirmuar me Covid-19 dhe që i kanë mbijetuar sëmundjes. Më pas, këta persona u krahasuan me një grup njerëzish që kishte grip dhe një grup tjetër që përbëhej nga persona me infeksione në traktin e frymëmarrjes. Analiza u bë nga 20 janari deri më 13 dhjetor 2020.

Sipas analizës, në të cilën u përfshinë faktorët e rrezikut si mosha, gjinia, raca, kushtet fizike dhe mendore si dhe gjendja ekonomike e sociale, gjasat për çrregullime neurologjike ose psikike pas Covid-it brenda gjashtë muajve janë 33.6 për qind. Rreth 13 për qind e personave të analizuar u diagnostikuan për herë të parë me këto çrregullime.

Në studimin e fundit, hulumtuesit zbuluan se shumica e diagnozave ishin më të zakonshme pas Covid-it sesa pas gripit apo infeksioneve tjera të traktit respirator, gjakderdhjes akute brenda kafkës, demencës dhe çrregullimeve psikotike.

Në përgjithësi, Covid-19 ishte i lidhur me rritje të rrezikut për këto diagnoza, por gjasat ishin më të mëdha te pacientët që kishin nevojë për trajtim në spital.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

U dënua me burg të përjetshëm për ekzekutimin e kryekomisarit Dritan Lamaj, ja kur do të shqyrtohet kërkesa e Arben Frrokut për rihapje procesi

U dënua me burg të përjetshëm për ekzekutimin e kryekomisarit Dritan Lamaj, ja kur do të shqyrtohet kërkesa e Arben Frrokut për rihapje procesi

20 December, 2025
“BBV Albania 5” nis sot/ Emocione, surpriza dhe personazhe VIP, rikthehet spektakli nën drejtimin e Ledion Liços

“BBV Albania 5” nis sot/ Emocione, surpriza dhe personazhe VIP, rikthehet spektakli nën drejtimin e Ledion Liços

20 December, 2025
SHBA-ja kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

SHBA-ja kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

20 December, 2025
Thiago Silva rikthehet në Evropë, Porto “kërcënon” Milanin

Thiago Silva rikthehet në Evropë, Porto “kërcënon” Milanin

20 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result