ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Valë e frikshme krimesh në “kryeqytetin” e BE, Belgjika do të nxjerrë ushtrinë në rrugë 4 hours ago
‘Mburoja Lindore’, si dëshiron Polonia të mbrojë kufijtë e saj nga pushtimi 6 hours ago
Trump: Udhëheqësit evropianë do të vizitojnë SHBA-në për të diskutuar luftën në Ukrainë!  6 hours ago
I akuzuar nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash, Apeli i GJKKO lë në burg Ilir Metën 6 hours ago
Ky është autori i atentatit të përgjakshëm në Shkodër 7 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shendetesi

Studim i ri: Udhëtimet në hapësirë aktivizojnë “gjenomin e errët” në qelizat e njeriut

albnews by albnews
8 September, 2025
in Shendetesi
0
Studim i ri: Udhëtimet në hapësirë aktivizojnë “gjenomin e errët” në qelizat e njeriut
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një studim i publikuar së fundmi në revistën Cell Stem Cell ka zbuluar se udhëtimet në hapësirë mund të përshpejtojnë plakjen e qelizave staminale njerëzore, duke shtuar shqetësimet për efektet që eksplorimi afatgjatë hapësinor ka mbi trupin e njeriut.

Qelizat staminale gjenden në gjithë trupin dhe kanë aftësinë të rigjenerohen ose të shndërrohen në qeliza të tjera të specializuara, si gjak, tru apo kocka. Ato luajnë një rol jetik në mirëmbajtjen dhe riparimin e organizmit.

RelatedPosts

Varianti Stratus i Covid shqetëson ekspertët! Ja simptomat

Shëndeti mendor në krizë globale – OBSH kërkon investime dhe veprime për të përmirësuar kujdesin dhe parandalimin

Britania ndërton stetoskopin me “AI”, pajisja e re diagnostikon në 15 sekonda problemet më të zakonshme kardiake

Sipas autores kryesore të studimit, profesoreshës Catriona Jamieson nga Universiteti i Kalifornisë, San Diego, në hapësirë “qelizat staminale humbasin funksionin, lodhen më shpejt dhe reduktojnë aftësinë për t’u rigjeneruar”.

Eksperimenti, i mbështetur pjesërisht nga NASA dhe i zhvilluar gjatë katër misioneve furnizuese të SpaceX në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar mes viteve 2021-2023, përdori qeliza staminale të palcës së kockave të marra nga pacientë që kishin kryer ndërhyrje kirurgjikale. Qelizat u vendosën në bioreaktorë të posaçëm dhe u monitoruan në kohë reale me inteligjencë artificiale.

Rezultatet treguan se, ndryshe nga sa ndodh në Tokë, ku qelizat staminale “duhet të jenë në gjumë 80% të kohës”, në hapësirë ato mbetën tepër aktive, duke konsumuar rezervat e tyre energjetike dhe duke treguar shenja të plakjes së përshpejtuar. Në disa raste, ato aktivizuan pjesë të fshehura të ADN-së të njohura si “gjenomi i errët”, i cili lidhet me sëmundje të rënda si leukemia.

Ky fenomen ngre pikëpyetje serioze për shëndetin e astronautëve gjatë misioneve afatgjata, pasi mund të dëmtojë sistemin imunitar dhe atë të gjakut. Megjithatë, lajmi pozitiv është se sipas të dhënave paraprake, qelizat kanë aftësi të rikuperohen pas kthimit në Tokë, proces që zgjat rreth një vit.

Studiuesit theksojnë se këto gjetje jo vetëm që do të ndihmojnë në përgatitjen e misioneve të ardhshme hapësinore, por gjithashtu mund të sjellin përparime në trajtimin e sëmundjeve të rënda në Tokë, përfshirë kancerin.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Valë e frikshme krimesh në “kryeqytetin” e BE, Belgjika do të nxjerrë ushtrinë në rrugë

Valë e frikshme krimesh në “kryeqytetin” e BE, Belgjika do të nxjerrë ushtrinë në rrugë

8 September, 2025
‘Mburoja Lindore’, si dëshiron Polonia të mbrojë kufijtë e saj nga pushtimi

‘Mburoja Lindore’, si dëshiron Polonia të mbrojë kufijtë e saj nga pushtimi

8 September, 2025
Trump: Udhëheqësit evropianë do të vizitojnë SHBA-në për të diskutuar luftën në Ukrainë! 

Trump: Udhëheqësit evropianë do të vizitojnë SHBA-në për të diskutuar luftën në Ukrainë! 

8 September, 2025
I akuzuar nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash, Apeli i GJKKO lë në burg Ilir Metën

I akuzuar nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash, Apeli i GJKKO lë në burg Ilir Metën

8 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result