ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Puntorët pushtojnë kazinonë e Luftar Hysës, kërkojnë pagat e prapambetura 2 hours ago
Ashtu si Shqipëri-Angli edhe në ndeshjen Kosovë-Zvicër, drejtësinë do ta vendosë një arbitër i njohur italian… 2 hours ago
BE propozon “Shengen ushtarak” 2 hours ago
Formimi i Qeverisë së Kosovës, nesër mbahet seanca e jashtëzakonshme 2 hours ago
Zvicra “hap dyert”, 85 mijë vende pune për të huajt me paga deri në 6.500 euro 3 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Studimet: Disinformimi, problem në mediat në gjuhen shqipe

albnews by albnews
14 July, 2023
in Shqiperia
0
Studimet: Disinformimi, problem në mediat në gjuhen shqipe
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative (BIRN Albania) dhe Qendra e Shkencës dhe Inovacionit për Zhvillim (SCiDEV) publikuan të premten dy raporte kërkimore mbi disinformimin dhe manipulimin e lajmeve në Shqipëri, shkruan Zëri i Amerikës. 

Nga vëzhgimi mbi propagandën ruse, kineze dhe iraniane mbi ngjarjet në Ukrainë dhe më gjerë, doli se mediat shqiptare janë të pakujdesshme gjatë përhapjes së lajmeve të rreme, por në tërësi ato priren të përhapin lajme pro Ukrainës.

RelatedPosts

Reshjet në Lezhë, përmbytje në disa lagje, probleme dhe me energjinë elektrike

Nisin shirat, dita e sotme me shtrëngata dhe stuhi, Alpet me borë

Drejtor i ri në krye të burgut të Durrësit

Autorët pohuan se redaksitë shqiptare nuk kane reporterë dhe redaktorë për të njoftuar vet mbi ngjarjet nderkombëtare dhe bien lehtë pre e shumëfishimit sasior të lajmeve të pasakta.

Studimet pohuan se ndikimi i propagandave ruse, kineze dhe iraniane mbeten të kufizuara, qoftë edhe prej mediave që ato kanë në gjuhën shqipe.

Ndër gjetjet kryesore të studimit të BIRN mbi disinformimin në Shqipëri u zbuluan 41 lajme të rreme mbi agresionin rus kundër Ukrainës, të cilat u ribotuan mbi 780 herë gjatë dhjetë muajve të vitit të kaluar.

Më shumë se gjysma e tyre qarkulluan në mediat e Shqipërisë, pjesa tjetër në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut.

Lajmet e rreme merren më së shumti me numrin e viktimave, me poshtërimin e armikut dhe me zgjerimin e përmasave të luftës.

Megjithatë lajmet pro-Ukrainës ishin dy herë më shumë se sa ato pro-Ruse, ndërsa dhe ndërveprimi me to në rrjetet sociale është shumë herë më i madh në favor të Ukrainës.

Besart Likmeta, një nga autorët e rrjetit BIRN, thotë se gabimet me lajmet e rreme janë më të pakta në radio, tv dhe gazeta, dhe më së shumti në rrjete sociale dhe media online.

“Shpesh lajmet e ripublikuara nuk kanë ndonjë profil ideologjik. Mediat nuk i ripublikon ato sepse ka ndonjë qëllim për të shpërndarë disinformim rus. Mediat i ripublikojnë këto shkrime për të marrë klikime dhe për të patur më shumë vizitorë në faqen e tyre, dhe në këtë mënyrë bien pre e disinformimit, thotë zoti Likmeta.

Shumica e mediave online nuk bëjnë kujdes me ripublikimet. Nga një kërkim i thelluar doli se mbi 380 raporte disinformuese të regjistruara si të tila, 86 prej tyre ose 22% e totalit janë shpërndarë nga mediat në gjuhën shqipe.

Këto lajme u ripublikuan 377 herë nga 156 media, pjesa dërrmuese (65%) nga media me seli në Shqipëri dhe më pak në Kosovë e Maqedoni të Veriut.

“Mesatarja e lajmeve të rreme ose disinformimi në mediat e Shqipërisë është e përafërt me mesataren e vendeve të tjera në Ballkan, si dhe në mediat e vendeve të tjerë edhe më të zhvilluar. Shqipëria thjesht ka rënë pre, duke shfaqur dobësitë e medias shqiptare, e cila nuk ka struktura të forta editoriale. Redaksitë shpesh nuk kanë reporterë dhe as editorë të posaçëm për temat ndërkombëtare, por vetëm ribotojnë shkrime nga burime të tjera. Kemi vënë re se sa më shumë shtohen ripublikimet aq më shumë shtohet disinformimi”, thotë zoti Likmeta.

Propaganda e Iranit dhe Kinës përmes mediave në gjuhën shqipe ishte pjesë e një analize të detajuar prej nga doli se në shkrimet e tyre ndërkombëtare ato media ngrejnë dyshime mbi BE, dhe e tregojnë si një ekonomi me probleme, me greva dhe me kriza.

Këto media janë kritike ndaj respektimit të të drejtave njerëzore në vendet e demokracisë perëndimore dhe priren të japin ekonominë kineze dhe iraniane si ekonomi në rritje dhe me ndikim, thotë Bleriana Bino, një nga autoret e studimit, përfaqësuese e qendrës SCIDEV.

“Në dyja rastet, si në mediat shqip të Kinës edhe në ato të Iranit, sidomos në këtë të fundit, vihet re qartasi një mbulim mediatic më në favor të Rusisë sa i takon konfliktit në Ukrainë, si dhe nxjerrja më në pah e vështirësive të Bashkimit Europian, sfidave, tensioneve midis vendeve të BE-së ose BE-së dhe SHBA-ve. Ndërsa në rastin e Kinës ka më shumë shkrime me propagandë ekonomike në shqip, gërshetuar me kulturën dhe aktualitetin. Në to zmadhohet prania dhe ndikimi i Kinës në Ballkan”, thotë zonja Bino.

Sipas sondazhit mbi informimin në Shqipëri doli se publiku u beson TV-ve në masën më të madhe e më pas mediave dhe rrjeteve sociale, dhe shumë më pak radiove. Më shumë ¾ e të anketuarve pohuan se po – lajmet e rreme janë problem në Shqipëri.

Pjesa më e madhe e tyre pohuan se e ndeshin disinformimin çdo ditë dhe të paktën një herë në javë, por pak prej tyre kujdesen që të verifikojnë lajmet nga burime të tjera më të sigurta.

( Marrë nga Zëri i Amerikës )

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Puntorët pushtojnë kazinonë e Luftar Hysës, kërkojnë pagat e prapambetura

Puntorët pushtojnë kazinonë e Luftar Hysës, kërkojnë pagat e prapambetura

18 November, 2025
Ashtu si Shqipëri-Angli edhe në ndeshjen Kosovë-Zvicër, drejtësinë do ta vendosë një arbitër i njohur italian…

Ashtu si Shqipëri-Angli edhe në ndeshjen Kosovë-Zvicër, drejtësinë do ta vendosë një arbitër i njohur italian…

18 November, 2025
BE propozon “Shengen ushtarak”

BE propozon “Shengen ushtarak”

18 November, 2025
Formimi i Qeverisë së Kosovës, nesër mbahet seanca e jashtëzakonshme

Formimi i Qeverisë së Kosovës, nesër mbahet seanca e jashtëzakonshme

18 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result