Si rezultat i Covid-19, njerëzimi mund të ketë humbur mbi 20.5 milion vite jetë globalisht, mesatarisht 16 vite jetë të humbura për çdo vdekje.
Ky është vlerësimi i bërë nga studiuesit nga Qendra për Kërkime në Shëndet dhe Ekonomi të Universitetit Pompeu Fabra në Barcelona, Spanjë.
Rezultatet u botuan në Raportet Shkencore.
Vitet e jetës së humbur – nënkupton, diferencwn midis moshës së një personi në vdekje dhe jetëgjatësisë së tij. Në vendet e prekura rëndë nga pandemia mund të jetë nga dy deri në nëntë herë më shumë se vitet mesatare të jetës së humbur si rezultat i gripit sezonal.
Studiuesit ishin në gjendje të bënin këtë llogaritje duke përdorur të dhëna të mbledhura për më shumë se 1,279,866 vdekje në 81 vende, si dhe të dhëna për jetëgjatësinë dhe parashikimet për vdekjet totale nga Covid-19 nga secili vend.
Autorët vlerësojnë se një total prej 20,507,518 vjet jetë mund të ketë humbur për shkak të Covid-19 në 81 vendet e përfshira në këtë studim, 16 vite për çdo vdekje të vetme.
Në vendet për të cilat ishin në dispozicion të dhëna për vdekjet sipas gjinisw, vitet e jetës së humbur ishin 44 për qind më shumë tek burrat sesa tek gratë.
Krahasimi me patologjitë e tjera
Sipas AGI, ndryshe nga shkaqet e tjera të zakonshme të vdekjes, vitet e jetës së humbur të shoqëruar me Covid-19 janë dy deri në nëntë herë më shumë se vitet e humbura të shoqëruara me gripin sezonal dhe më shumë se 35 për qind më shumë se vitet e jetës , vdekje që i atribuohet sëmundjeve kardiake.
Studiuesit tregojnë se numrat mund të mbivlerësohen ose nënvlerësohen për shkak të vështirësisë së regjistrimit të saktë të vdekjeve në lidhje me Covid-19.