ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Sulm me bombë gjatë lutjeve të së premtes në një xhami në Siri, 6 të vdekur dhe 21 të plagosur 10 hours ago
Emrat/ SPAK e BKH, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë të përfshire në dosjen “Balluku” 10 hours ago
Hetimi i “New York Times” – Studentja shqiptare: Na u premtua ëndrra amerikane, por… 11 hours ago
Politika që unë besoj ndërtohet me duar të pastra dhe mendje të hapura 14 hours ago
Gjykata e Malajzisë dënon ish-kryeministrin Najib Razak për abuzim me pushtetin dhe pastrim parash në gjyqin më të madh të 1MDB-së 15 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Kulture

Studimi/ Egjiptianët e lashtë mund të kenë ndërtuar piramidat me makineri hidraulike

albnews by albnews
28 September, 2025
in Kulture
0
Studimi/ Egjiptianët e lashtë mund të kenë ndërtuar piramidat me makineri hidraulike
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një studim i ri ka tronditur botën shkencore duke sfiduar teoritë tradicionale për mënyrën se si u ndërtuan piramidat e Egjiptit të lashtë,  sipas “Le Figaro”. Sipas kërkimeve të reja, ndërtuesit mund të kenë përdorur një sistem të avancuar hidraulik, që shfrytëzonte ujin e Nilit për të ngritur blloqet gjigante të gurit në lartësi.

RelatedPosts

Vjedhja në Manastirin e Shën Gjergjit trondit komunitetin e zonës

Fakte të reja mbi Universitetin mesjetar të Durrësit

Platoni: Dija si shpëtim

Studimi, i udhëhequr nga arkeologu francez Xavier Landreau dhe botuar në revistën “PLOS ONE” përqendrohet tek Piramida e Djoserit në Saqqara, ndërtimi monumental më i hershëm në Egjipt.

Analizat tregojnë se ndërtuesit mund të kenë përdorur ujin e përmbytjeve sezonale të Nilit për të krijuar presion të mjaftueshëm hidraulik, duke ngritur gurët përmes kanaleve dhe dhomave të posaçme nën tokë.

Në qendër të hipotezës qëndron struktura Gisr el-Mudir, e cila për dekada është parë si një mur ceremonial i papërfunduar.

Por studiuesit besojnë se ajo mund të ketë qenë një digë e lashtë, e aftë të mblidhte ujë nga shkretëtira dhe ta drejtonte drejt kompleksit piramidal përmes kanaleve të gdhendura me saktësi inxhinierike.

Analizat me imazhe satelitore dhe modele digjitale të terrenit zbuluan rrjete ujore që përputhen me konceptin e një sistemi funksional hidraulik.

Në brendësi të kompleksit janë identifikuar dy boshtet vertikale rreth 30 metra të thellë, të lidhur nga një tunel 200 metra i gjatë.

Studiuesit mendojnë se këta boshtet mund të kenë shërbyer si ashensorë hidraulikë, ku blloqet e gurit lëviznin përmes presionit të ujit, një mekanizëm që, nëse konfirmohet, do të përfaqësonte përdorimin më të hershëm të teknologjisë hidraulike në historinë e njerëzimit.

Sipas Landreau, kjo teori nuk mohon përfshirjen e punëtorëve në ndërtimin e piramidave, por ofron një shpjegim më teknik dhe realist për mënyrën se si mund të jenë ngritur strukturat kolosale me burime të kufizuara.

“Kjo është një qasje që bashkon arkeologjinë me hidrologjinë dhe inxhinierinë civile. Ajo tregon se Egjipti i lashtë mund të ketë qenë shumë më i avancuar sesa kemi menduar deri tani”, theksoi ai.

Nëse kjo hipotezë vërtetohet, ajo do të rishkruante historinë e inxhinierisë së lashtë, duke e paraqitur Piramidën e Djoserit jo vetëm si simbol të fuqisë dhe fesë, por si një mrekulli teknologjike që dëshmon për zgjuarsinë dhe aftësitë shkencore të civilizimit egjiptian.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Sulm me bombë gjatë lutjeve të së premtes në një xhami në Siri, 6 të vdekur dhe 21 të plagosur

Sulm me bombë gjatë lutjeve të së premtes në një xhami në Siri, 6 të vdekur dhe 21 të plagosur

26 December, 2025
Emrat/ SPAK e BKH, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë të përfshire në dosjen “Balluku”

Emrat/ SPAK e BKH, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë të përfshire në dosjen “Balluku”

26 December, 2025
Hetimi i “New York Times” – Studentja shqiptare: Na u premtua ëndrra amerikane, por…

Hetimi i “New York Times” – Studentja shqiptare: Na u premtua ëndrra amerikane, por…

26 December, 2025
Politika që unë besoj ndërtohet me duar të pastra dhe mendje të hapura

Politika që unë besoj ndërtohet me duar të pastra dhe mendje të hapura

26 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result