ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje 2 minutes ago
Pse po rritet numri i turqve që kërkojnë shtetësi në Maqedoninë e Veriut? 3 minutes ago
Ja cilët janë futbollistët më të shtrenjtë në këtë merkato dimri 5 minutes ago
Fund tragjik për trajnerin spanjoll dhe tre fëmijët, ndërrojnë jetë pas fundosjes së varkës 8 minutes ago
Milani i ofron zyrtarisht Maignan kontratën me pagën më të lartë të grupit 9 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Studimi/ Gjuha shqipe i ka shpëtuar ‘gërshetimit’ me gjuhë të vona dhe disa të tjera indoeuropiane

albnews by albnews
2 February, 2023
in Albania, Bota
0
Studimi/ Gjuha shqipe i ka shpëtuar ‘gërshetimit’ me gjuhë të vona dhe disa të tjera indoeuropiane
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Sipas të dhënave të lashta të ADN-së, nga 727 individë të 11 mijë viteve të fundit, kultura Yamnaya nisi një zinxhir emigrimesh që lidhnin Europën kaukaziane me Kinën dhe me Indinë. Kjo kulturë e organizuar në sistem patriarkal, që kishte zbutur kalin dhe përdorte bronzin, bënte jetë kryesisht blegtorale dhe ndikoi në mënyrë të konsiderueshme edhe Ballkanin.

Gjuha shqipe i ka mbijetuar ‘ndikimit’ të gjuhëve të tjera. Këtë e zbulon “Science”, një nga revistat shkencore më prestigjoze në botë, në një artikull me rezultate ADN për 700 eshtra antike që përfshinin edhe eshtra nga Shqipëria (nga Ballkani deri ne Kaukaz). Mijëra vjet më parë, në Epokën e Bronzit, pati një zhvendosje masive njerëzore, me identitet gjuhësor indoeuropian, nga veriu Kaukazit dhe Detit të Zi, drejt Europës.

RelatedPosts

Fund tragjik për trajnerin spanjoll dhe tre fëmijët, ndërrojnë jetë pas fundosjes së varkës

Zbuloi skandalin e korrupsionit brenda autoriteteve lokale, qëllohet për vdekje gazetari në Peru

Rusia sulmon Ukrainën me afro 500 dronë dhe 40 raketa gjatë natës, 1/3 e Kievit pa ngrohje

Sipas të dhënave të lashta të ADN-së, nga 727 individë të 11 mijë viteve të fundit, kultura Yamnaya nisi një zinxhir emigrimesh që lidhnin Europën kaukaziane me Kinën dhe me Indinë. Kjo kulturë e organizuar në sistem patriarkal, që kishte zbutur kalin dhe përdorte bronzin, bënte jetë kryesisht blegtorale dhe ndikoi në mënyrë të konsiderueshme edhe Ballkanin.

Emigrantët shpejt u përzien me vendësit e mbijetuar në Ballkanë duke krijuar një “gërshetim” me prejardhje të ndryshme nga e cila dolën folësit e gjuhës shqipe, greke dhe armene. Por me gjithë ndryshimet e bëra, në studim shkruhet se Gjuha Shqipe është e vetmja gjuhë që i ka shpëtuar përhapjes së latinishtes dhe gjuhës sllave.

Projekti Rrënjët, që mirëmban databazën më të madhe shqiptare të linjave mashkullore dhe femërore, haplogrupi Y dhe mitrokondrial, bazuar në rezultatet e dala në popullatën e sotme shqipëtare, ka dhënë edhe disa informacione shtesë mbi historinë e trevave shqiptare:

Popullsia neolitike, që në gjuhën popullore quhet Pellazge, duhet të ketë pasur linjat tipike të bujqve të parë që vërehen edhe në vende të tjera, kryesisht haplogrupi G dhe degë specifike të haplogrupit J2a dhe E.

Ndërsa, ndër linjat e para që u përhapën në trojet e sotme gjatë Epokës së Bronzit, shfaqen disa degë te haplogrupit J2b-L283, që janë gjetur në eshtra antike në një hapësirë nga Kroacia e Sllovenia, deri në Mal të Zi, Malësi të Madhe dhe Kukës. Pra, del e qartë lidhja haplogrupit J2b-L283 me fiset ilire, përfshirë edhe degëzime të degës Z631, që sot është e përhapur edhe në Europën perëndimore e veriore.

Një tjetër haplogroup i Bronzit të hershëm dhe të mesëm është R1b-PF7563, haplogrup që ka një diversitet të lartë në popullatën e sotme shqiptare, por qe ka mbijetuar kryesisht në trevat e sotme shqiptare dhe më rrallë më gjerësisht në Ballkan. Eshtra të kësaj linje, u gjeten gjithashtu n Kukës në studimin e sipërpërmendur.

Edhe linja atërore R1b-CTS9219 u gjet në eshtra të Epokës së Bronzit të vonë ose të Hekurit të hershëm në Cinamak të Kukësit. Një ndër linjat pasardhëse të R1b-CTS9219, gjendet sot në dendësi shumë të lartë në shqiptarinë e të gjitha trevave. Haplogrupi E-V13 nuk u gjet në eshtra nga Shqipëria, por u gjet në disa mostra nga Bullgaria nga Epoka e Hekurit, një nga Maqedonia dhe një nga Kroacia.

Skenari i një përhapjeje përmes Ballkanit qëndror, duket më i mundshmi me të dhënat e deritanishme për këtë linjë atërore.

Ky haplogroup duhet të ketë qenë i përhapur sidomos mes popujve të lashtë të Ballkanit verior. Me shumë mundësi, Dardania ka pasur rol kyç në përhapjen e tij. Duhet përmendur edhe se nga Shqipëria kishte vetëm disa rezultate nga Epoka e Hekurit, pra është e mundur që edhe E-V13 të gjendet në eshtra të Ilirisë jugore në të ardhmen.

Në studim, ndër rezultatet mesjetare, u gjet edhe një linjë e haplogrupit T që gjendet edhe sot në Gjakovë, Dibër, Tiranë dhe në bashkinë e Himarës.

Është e qartë nga krahasimi edhe me rezultatet e ADN-së së eshtrave antike në mbarë Europën, si edhe nga krahasimi me databazën e popullatës së sotme shqiptare tek Projekti Rrënjët, që me përjashtim te efektit te dyndjeve Gote, shekulli 3-4 pas Krishtit dhe Sllave, shekulli 6-7 pas Krishtit, në Ballkan dhe që sot përbëjne 20% të linjave mashkullore shqiptare, pjesa tjetër e linjave mashkullore shqiptare, janë vazhdimësi e linjave mashkullore nga popullata Ilire, ku një % të konsiderueshme e përbëjnë linja Ilire nga rajoni i Dardanisë të spostuara më në jug pas dyndjeve sllave.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje

Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje

28 December, 2025
Pse po rritet numri i turqve që kërkojnë shtetësi në Maqedoninë e Veriut?

Pse po rritet numri i turqve që kërkojnë shtetësi në Maqedoninë e Veriut?

28 December, 2025
Ja cilët janë futbollistët më të shtrenjtë në këtë merkato dimri

Ja cilët janë futbollistët më të shtrenjtë në këtë merkato dimri

28 December, 2025
Fund tragjik për trajnerin spanjoll dhe tre fëmijët, ndërrojnë jetë pas fundosjes së varkës

Fund tragjik për trajnerin spanjoll dhe tre fëmijët, ndërrojnë jetë pas fundosjes së varkës

28 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result