Më shumë se 30 mijë njerëz kanë vdekur gjatë verës në Francë nga efektet e të nxehtit, që nga viti 2014, njoftoi sot shërbimi shëndetësor publik francez.
“Duhet theksuar se një pjesë e konsiderueshme, pra një e treta, ka të bëjë me personat nën moshën 75 vjeç”, thuhet në studimin e publikuar nga shërbimi shëndetësor publik, një nga të parët që vlerësoi marrëdhënien midis nxehtësisë dhe vdekshmërisë në vend, në një kontekst të pasojave të mundshme të ngrohjes globale.
Në të vërtetë, vitet e fundit janë shënuar nga një rritje e numrit të valëve të të nxehtit, veçanërisht në vitin 2019 dhe 2022. Ndërsa është e pamundur të dokumentohet sistematikisht marrëdhënia midis secilës prej këtyre valëve të të nxehtit dhe ngrohjes globale, padyshim që kontribuon në rritjen e frekuencës së tyre.
Shërbimi shëndetësor publik ka dhënë tashmë shifra që regjistrojnë një shtim të madhe të vdekshmërisë gjatë këtyre periudhave të vapës. U regjistruan gati 3,000 vdekje të tepërta verën e kaluar gjatë tre valëve të të nxehtit.
Por studimi i fundit shkon një hap më tej, duke vlerësuar vdekshmërinë e lidhur me të gjitha periudhat e të nxehtit të verës, jo vetëm kulmin intensiv të valëve të të nxehtit.
Agjencia vlerëson se midis 29,612 dhe 34,975 vdekje nga viti 2014 në 2022 i atribuohen nxehtësisë së verës, tre herë më shumë se vdekjet e lidhura vetëm me valët e të nxehtit./ CNN.gr