Studimi në Hong Kong/ Kura me kombinimin e tre ilaçeve jep rezultate të mira

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Autorët i përshkruan gjetjet si ‘të hershme, por të rëndësishme’ dhe kanë bërë thirrje për hulumtime të mëtejshme, duke përfshirë pacientët me sëmundje serioze.

HONG KONG- Një kohë që koronavirusi është përhapur në më shumë se  200 shtete të botës mjekë, ekspertë e shkencëtarë të shëndetësisë në mbarë botën po punojnë për krijimin e një vaksine.

Ndërkohë sëfundmi një lajm i mirë vjen nga  shkencëtarët në Hong Kong , të cilët kanë zbuluar se një testim me një koktej që përmban tre ilaçe antivirale ka rezultuar pozitiv.

Pra në studimin e tyre ka tregohet se pacientët me simptoma të buta të  Covid-19 kanë pasur përmirësim më të shpejtë pasi kanë marrë këtë  kurë. Në këtë studim kanë marrë pjesë 127 të rritur, përfshirë 86 që morën një kombinim të tre ilaçeve: interferon beta-1bopinavir-ritonavir dhe ribavarin.

Autorët i përshkruan gjetjet si ‘të hershme, por të rëndësishme’ dhe kanë bërë thirrje për hulumtime të mëtejshme, duke përfshirë pacientët me sëmundje serioze.

“Testimi ynë tregon se trajtimi i hershëm i rasteve të buta dhe të moderuara të Covid-19 me një kombinim të trefishtë ilaçesh antivirale mund të ulë me shpejtësi sasinë e virusit në trupin e një pacienti.”- ka deklaruar  Këok-Yung Yuen, që udhëhoqi studimin.

Mbi 4 milion raste të prekura janë shënuar në të gjithë botën, dhe të paktën 274,000 viktima, ky është bilanci i koronavirusit. Vendi që ka numrin më të madh të viktimave është Amerika me 77.190 persona, më pas renditet  Mbretëria e Bashkuar e cila shënon 31,315 viktima, ndërsa vendin e tretë me 30,201 të vdekur e mban Italia dhe në Spanjë kanë humbur jetën 26,478 qytetarë. Ndërkohë numri i viktimave në Francë ka shkuar në 25,987.

Burimi: abc7ny

Share This Article