ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Putin: Jemi gati të shqyrtojmë sigurinë gjatë zgjedhjeve në Ukrainë 4 hours ago
Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj 9 hours ago
Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK 12 hours ago
Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët 12 hours ago
U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin 12 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Studimi: Rasti i parë me Covid-19 në Evropë në dhjetor

albnews by albnews
7 May, 2020
in Bota
0
Studimi: Rasti i parë me Covid-19 në Evropë në dhjetor
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shkencëtarët francezë thonë se mund të kenë identifikuar një rast të mundshëm të një personi të prekur nga koronavirusi COVID-19 që daton në muajin dhjetor, rreth një muaj përpara se të konfirmoheshin zyrtarisht rastet e para në Evropë.

Ai që mendohet të jetë pacienti i parë i prekur nga sëmundja (në Evropë) është një shtetas frances, i cili nuk kishte kishte pasur ndonjë historik udhëtimesh përpara infektimit.

RelatedPosts

U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin

Ushtria amerikane godet dy anije të tjera në Paqësor, humbin jetën 5 persona

Çudira në aeroport/ E moshuara ndërron jetë pak minuta para fluturimit, familjarët tentuan ta “maskonin” si të gjallë: Po fle gjumë

Në një studim të botuar në gazetën ndërkombëtare mbi “Agjentët Mikrobikë”, mjekët në një spital në veri të Parisit rishqyrtuan kampionët e marrë nga 14 pacientë të trajtuar për pneumoni atipike në fillim të muajit dhjetor dhe në mes të janarit. Mes tyre ishin dhe të dhënat e Amirouche Hammar, një tregtar peshku, rreth të 40-tave me origjinë nga Algjeria, i cili jeton prej vitesh në Francë e që së fundmi nuk kishte pasur ndonjë historik udhëtimesh.

Zoti Hammar i tha agjencisë së lajmeve “Associated Press” se disa javë më parë mjekët e informuan se kishte të ngjarë që në dhjetor, ai të ishte prekur nga COVID-19.

Tashmë i shëruar plotësisht e duke luajtur futboll në kopshtin e shtëpisë së tij, zoti Hammar thotë se ndjehet i “bekuar” që ia doli të mbijetojë.

“Gruaja ime u trondit (Fatiha). Tek shihja pandeminë, valën vdekjeprurëse të saj kudo në botë mendoja: jam i bekuar, sinqerisht! Sëmundja nuk njihej asokohe. Kjo është gjëja më e keqe. Mjekët nuk dinin se çfarë të bënin. Për ta ishte një infeksion shumë, shumë i rëndë, kështu ma shpjeguan, por nuk qenë në gjendje ta gjenin çfarë ishte”, thotë ai.

Zoti Hammar, i cili vuan nga diabeti, u shtrua në spital me simptoma që mjekët thonë se ishin të ngjashme me ato që manifestohen tek pacientët me COVID-19 në Kinë dhe Itali. Dy nga fëmijët e tij u sëmurën disa ditë pas tij. Kur mjekët rishqyrtuan kampionët e marrë nga zoti Hammar në muajin dhjetor, ata zbuluan se ishte pozitiv ndaj koronavirusin.

“Nisi si një kollë e thatë, për rreth një javë. Kisha kollë të thatë gati çdo ditë. Pastaj nisi temperatura e cila rritej çdo ditë derisa shkoi edhe mbi 40 gradë celsius, jam i sigurt. Nuk e mata, por gruaja ime më preku në ballë dhe më tha: digjesh si furrë”, tregon ai.

Profesori Yves Cohen është një nga studiuesit francezë dhe specialist i kujdesit intensiv në periferitë veriore të Parisit, ku jeton zoti Hammar, zonë e cila ka qenë veçanërisht e goditur nga COVID-19, jo vetëm për sa i takon numrit të të prekurve, por edhe vdekjeve.

Zoti Cohen hedh poshtë mundësinë që mostrat e marra nga zoti Hammar të ishin të infektuara. Ai tha se kishin rishqytuar gjithashtu edhe skanerin e tij, pamjet e të cilit ishin të ngjashme me ato të një pacienti me COVID-19.

“Kampionët e marrë nga Hammar mund të jenë të jenë të infektuara dhe kjo është arsyeja pse bëjmë disa teste të ndryshme. Kur kryejmë dy teste, nëse mostra është e infektuar, njëri prej tyre jep informacion të pasaktë, por në këtë rast të dy ishin pozitivë. Nuk mund ta shmangim faktin se kemi të bëjmë me COVID-19, pasi skaneri tregonte gjithashtu një gjë të tillë dhe skaneri nuk mund të infektohet”, thotë ai.

Sipas të dhënave zoti Hammar nuk duket të ketë infektuar persona të tjerë. Ai u shërua më vonë pas trajtimit me antibiotikë në repartet e kujdesit intensiv. Zoti Cohen dhe kolegët e tij thonë se rezultatet e tyre treguan se mund të ketë shumë raste të tjera të paidentifikuara me koronavirus përpara se sëmundja të zbulohej zyrtarisht në Evropë.

“Epidemia ndoshta ka filluar një muaj më përparë sesa mendojmë ne dhe kjo na mundëson të dimë më shumë rreth epidemisë. Kjo është arsyeja pse unë mendoj se është e rëndësishme që mjekë të tjerë, qoftë në Francë, por edhe në Shtetet e Bashkuara, të kryejnë studime, që po i kryejmë aktualisht, për ta kuptuar më mirë këtë virus. Sa më mirë ta njohësh armikun, aq më efikase përgjigja ndaj tij”, thotë ai.

Disa ekspertë thonë se rezultatet janë interesante, por vështirë të jenë bindëse. Një zëdhënës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i përshkroi gjetjet si “lajme emocionuese” dhe tha se ato mund të ndihmojnë shkencëtarët të kuptojnë më mirë evolucionin e COVID-19.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Putin: Jemi gati të shqyrtojmë sigurinë gjatë zgjedhjeve në Ukrainë

Putin: Jemi gati të shqyrtojmë sigurinë gjatë zgjedhjeve në Ukrainë

20 December, 2025
Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj

Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj

19 December, 2025
Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

19 December, 2025
Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët

Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët

19 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result