• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, June 8, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Studimi: Shqetësues largimi i trurit nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Studimi: Shqetësues largimi i trurit nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut

by albnews
17 September, 2024
in Albania, Kosova, Maqedonia
0
21
VIEWS

Një studim krahasues mbi diasporat shkencore të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut zbuloi një ikje në shkallë të madhe e shqetësuese të trurit nga këto vende. Autorët e studimit pohuan për Zërin e Amerikës se kjo dukuri është më shumë e përhapur në Shqipëri dhe Kosovë, e më pak në Maqedoninë e Veriut. Shkaqet e moskthimit për shumicën e të anketuarve janë karriera dhe jetesa më e mirë jashtë vendit, ndërsa si parakushte për t’u kthyer ata renditin uljen e korrupsionit, qëndrueshmërinë ekonomike e politike, si dhe investimet dhe reformat në arsim.

Largimin e të arsimuarve në nivele të larta akademike ose ikjen e trurit autorët në këtë studim e quajnë diaspora shkencore. Ata anketuan online dhe intervistuan drejtpërdrejt afro 1 mijë e 100 doktorë dhe studentë doktorature nga Shqipëria, 427 nga Kosova dhe 72 nga Maqedonia e Veriut. Kosovës i përkasin moshat më të reja të shkencëtarëve të intervistuar, në raport me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Bashkautori i studimit, Russell King, nga Universiteti i Sussexit në Mbretërinë e Bashkuar, tha për Zërin e Amerikës se ikja e studiuesve është më e madhe nga Shqipëria e Kosova e më pak Maqedonia, ndërsa kthimi pas studimeve jashtë është i dobët në Shqipëri, por disi më i fortë në Kosovë dhe në Maqedoni të Veriut.

“Gjetëm një ikje të konsiderueshme të trurit veçanërisht nga Shqipëria dhe nga Kosova, e ndoshta më pak nga Maqedonia e Veriut. Kjo duket tek numri i madh i njerëzve që punojnë dhe studiojnë jashtë si dhe niveli i ulët i njerëzve që kanë synimin që të kthehen. Shumica e diasporës shkencore të Shqipërisë sidomos nuk dëshirojnë që të kthehen, janë akademikë, shkencëtarë, që punojnë jashtë në institucione akademike dhe kompani private në nivele të larta, janë të integruar mirë atje dhe synimi për t’u kthyer është mjaft i ulët”, thotë bashkautori i studimit Russell King.

Shumica e të anketurave shprehen të pavendosur për t’u kthehen në atdhe, ndërsa ata që kanë vendosur të mos kthehen i përkasin më së shumti Shqipërisë. Studimi vëren se studiuesit nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut shprehin më shumë dëshirë për t’u kthyer në atdhe dhe kanë besim më të madh tek qeveria dhe tek kthimi i tyre i ardhshëm.

“Ajo që bie në sy nga studimi i diasporës shkencore shqiptare, dëshira për t’u kthyer është më e madhe në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, rreth 36 për qind, por shumë pak në Shqipëri rreth 17 për qind. Megjithatë diaspora shkencore shqiptare dëshiron të bashkëpunojë në masën mbi 90 për qind me institucionet kudo që janë në Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut”, thotë për Zërin e Amerikës, Ilir Gëdeshi, bashkautor i studimit, drejtues i Qendrës për Studime Ekonomike e Sociale.

Të dhënat e studimit u publikuan sot gjatë një konference në Tiranë, e mbështetur nga CEI Central European Inititive. sJNdër arsyet për t’u kthyer të anketuarit renditin këmbënguljen e prindërve dhe familjes që ata të kthehen, mundësitë e kufizuara për karrierë shkencore dhe treg i vështirë pune në vendin pritës. Nga ana tjetër, në studim të anketuarit e doktoraturës renditin edhe parakushtet që, sipas tyre, duhet të ekzistojnë në vendin e tyre që ta mendojnë kthimin.

Në krye të këtyre parakushteve për t’u kthyer në atdhe të anketuarit renditin reduktimin e nivelit të korrupsionit, qëndrueshmërinë ekonomike dhe politike, paga më të mira, investimet në arsim dhe kërkime shkencore, reformimin e universiteteve dhe instituteve kërkimore, një siguri më të lartë sociale, forcimin e rendit publik, dhe përmirësimin mjedisor dhe infrastrukturor.

“Shumë prej të intervistuarve thanë se nuk shohin të ardhme në Shqipëri për këtë kohë, sepse shumë gjëra atje duhen ndryshuar, dhe ata renditin reformimin e universiteteve, më shumë paga dhe kushte pune, si dhe janë kritikë ndaj korrupsionit të përhapur shumë në shoqërinë shqiptare në gjithë nivelet”, tha zoti King.

Studiues me origjinë nga Shqipëria u intervistuan mes të tjerëve 873 doktorë dhe 102 studentë doktorature, nga të cilët afro 2 të tretat janë gra dhe një e treta burra. Mes të anketuarve me origjinë nga Kosova janë 290 doktorë dhe 120 studentë doktorature, të ndarë thuajse barazim nga ana gjinore. Ndërsa mes të intervistuarve me origjinë nga Maqedonia e Veriut janë 63 doktorë dhe 9 studentë doktorature, gati të barabartë nga numrat gjinorë.

Pjesa më e madhe e të anketuarve nga të tre vendet studiojnë në shkenca natyrore, ekonomi, sociologji, mjekësi, inxhineri dhe informatikë. Si arsye kryesore për emigrimin ata renditin studimet doktorale, të nxitura prej bursave nga institucionet pritëse në SHBA dhe Evropën Perëndimore. Po ashtu shkak janë arsyet ekonomike, mundësitë e pakta për kërkime shkencore në vendet e tyre. Pjesa më e madhe e të anketuarve janë të punësuar në universitete dhe institucione shkencore, në firma private, institucione publike dhe vetëpunësim.

“Ata shohin një seri pengesash në Shqipëri, ndaj niveli i atyre që dëshirojnë që të kthehen është më i vogël, por ato dëshirojnë që të bashkëpunojnë me institucionet, në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ndaj duhen bërë përpjekje si të ulen pengesat nga ana e institucioneve, sepse diaspora shkencore dëshiron që të bashkëpunojë. Duhet të kemi parasysh që mbi 60 për qind e diasporës shqiptare punojnë në universitete dhe institucione shkencore të vendeve më të zhvilluara të Perëndimit. Është krijuar një pasuri njerëzore nga këto 3 vende e gatshme të kontribuojë për vendin e origjinës”, tha zoti Gëdeshi.

Studimi vëren se sa u përket studiuesve nga Shqipëria, pas largimit drejt një destinacioni të parë studimesh si Italia, Greqia, Turqia e Bullgaria, një pjesë jo e vogël e tyre lëvizin përsëri drejt SHBA-ve, kandasë, Zvicrës dhe Britanisë së Madhe.

Ndërsa studiuesit nga Kosova lëvizin në një fazë të dytë nga Turqia, Franca, Italia e Sllovenia drejt Zvicrës, Austrisë dhe Britanisë së Madhe. Studiuesit nga Maqedonia e Veriut lëvizin prej Italisë, Turqisë dhe SHBA-ve si destinacion i parë, më vonë drejt Zvicrës dhe Gjermanisë.

Megjithatë pjesa dërrmuese shprehën gatishmërinë që ta bashkëpunojnë me institucionet shkencore të vendeve të tyre me projekte të përbashkëta kërkimore, leksione, konsultime konsultime për qeverinë dhe sektorin privat, pjesëmarrje në konferenca, mbështetje për studentët e rinj.

Ashtu si pjesa më e madhe e Ballkanit perëndimor, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë dekadat e fundit disa nga normat më të larta të emigrimit në Evropë. Edhe emigrimi i mundshëm, pra përqindja e popullsisë që mendon të migrojë, është gjithashtu e lartë dhe në rritje, kryesisht në rradhët e të rinjve, të rriturve dhe ata me arsim të lartë. Shqipëria sidomos dallohet për emigrimin e personave me arsim të lartë, të cilët, sipas statistikave, përbëjnë rreth 40 për qind të emigrantëve./ VOA

Previous Post

Nuk blejnë dot as mishin as peshkun, shqiptarët më të privuarit materialisht në Europë

Next Post

Mbytja e jahtit ‘Bayesyan’, misteri i 2 hard-disqeve: Një thesar informacionesh sekrete të kriptuara në kasafortë nga e gjithë bota

albnews

albnews

Related Posts

Këto do të jenë sanksionet e para që BE do t’i heqë Kosovës
Kosova

Këto do të jenë sanksionet e para që BE do t’i heqë Kosovës

8 June, 2025
Heqja e simboleve të UÇK-së nga ‘Arena Kombëtare’, reagon OVL: Ai flamur është varri i atyre që s’u kthyen kurrë, na dhemb zemra oj nanë Shqipni
Albania

Heqja e simboleve të UÇK-së nga ‘Arena Kombëtare’, reagon OVL: Ai flamur është varri i atyre që s’u kthyen kurrë, na dhemb zemra oj nanë Shqipni

8 June, 2025
Kurti pas barazimit Shqipëri-Serbi: Të pakënaqur nga rezultati, por jo nga Kombëtarja
Albania

Kurti pas barazimit Shqipëri-Serbi: Të pakënaqur nga rezultati, por jo nga Kombëtarja

8 June, 2025
Next Post
Mbytja e jahtit ‘Bayesyan’, misteri i 2 hard-disqeve: Një thesar informacionesh sekrete të kriptuara në kasafortë nga e gjithë bota

Mbytja e jahtit ‘Bayesyan’, misteri i 2 hard-disqeve: Një thesar informacionesh sekrete të kriptuara në kasafortë nga e gjithë bota

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Kurti pas barazimit Shqipëri-Serbi: Të pakënaqur nga rezultati, por jo nga Kombëtarja

Kurti pas barazimit Shqipëri-Serbi: Të pakënaqur nga rezultati, por jo nga Kombëtarja

8 June, 2025
Shqipëria tregon karakter ndaj Serbisë, barazim pa gola në Tiranë, Manaj humb penalltinë vendimtare

Shqipëria tregon karakter ndaj Serbisë, barazim pa gola në Tiranë, Manaj humb penalltinë vendimtare

7 June, 2025
VIDEO/ ‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’, tifozët kuqezi shpalosin banderolën e madhe

VIDEO/ ‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’, tifozët kuqezi shpalosin banderolën e madhe

7 June, 2025
Fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta, The Time: Ana sekrete e jugut të Shqipërisë

Fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta, The Time: Ana sekrete e jugut të Shqipërisë

7 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4838 shares
    Share 1935 Tweet 1210
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2442 shares
    Share 977 Tweet 611
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1897 shares
    Share 759 Tweet 474
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1827 shares
    Share 731 Tweet 457
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1708 shares
    Share 683 Tweet 427
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM