Studimi: Shqipërisë do t’i duhen të paktën 48 vite për t’u bërë anëtare e BE-së, Kosovës 62

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shqipërisë do t’i duhen të paktën dhe 48 vite për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian.

Së paku kështu bën me dije një studim i Institutit Epik në Kosovë, i cili ka marrë në shqyrtim progresin që kanë bërë vendet e Ballkanit Perëndimore drejt BE-së.

Sipas studimet vendet që kanë më shumë mundësi për procesin e zgjedhimin dhe anëtarësim janë Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Ndërkohë Shqipëria renditet si një vend me një trend mesatar lidhur me procesin integrimit, ndërsa në fund renditen Kosova dhe Bosnja.

“Nëse analizojmë progresin e vendeve të Ballkanit në zbatimin e reformave në kuadër të tre viteve të fundit, ajo çfarë shfaqet e qartë është një trend tejet i ngadaltë i reformave. Me këtë ritëm të reformave vendeve të Ballkanit do iu duhen nga 38 deri 68 vite për tu bërë gati për anëtarësim në BE”, thuhet ndër të tjera në studim.

Studimi: Shqipërisë do t’i duhen të paktën 48 vite
Studimi: Shqipërisë do t’i duhen të paktën 48 vite
Share This Article