Studimi: Vdekjet e afrikanëve të zinj tre herë më të larta se britanikët e bardhë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pacientët me koronavirus me prejardhje afrikane po vdesin më shumë se trefishi i ritmit të britanikëve të bardhë, sugjeron një studim.

Instituti për Studime Fiskale (IFS) tha që një përqindje më e lartë e njerëzve me prejardhje të pakicave etnike jetojnë në zonat të goditura më shumë nga Covid-19.

Sidoqoftë, ata kanë tendencë të jenë mesatarisht më të rinj, kështu që duhet të ishin më pak të prekshëm.

Por, raporti zbuloi se grupe të ndryshme etnike të zeza, aziatike dhe pakicat po përjetojnë vdekje më të larta për frymë.

Dhe pasi llogaritën ndryshimet në moshë, seks dhe gjeografi, studimi vlerësoi se shkalla e vdekjes për njerëzit me prejardhje të zezë afrikane ishte 3.5 herë më e lartë se sa britanikët e bardhë.

Ai shtoi se për njerëzit e zinj nga Karaibet, vdekjet për frymë ishin 1.7 herë më të larta, duke u rritur në 2.7 herë më të larta për ata me prejardhje pakistaneze.

Studimi i IFS tha se duke pasur parasysh profilet demografike dhe gjeografike, shumica e grupeve etnike minoritare po vdesin në numër “të tepërt” në spitale. (BBC)

Share This Article