• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Thursday, May 15, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Studiuesi Shaban Murati: ‘Ballkani i Hapur’ është projekt serb, Shqipëria e tillë nuk është as amë as njerkë

Studiuesi Shaban Murati: ‘Ballkani i Hapur’ është projekt serb, Shqipëria e tillë nuk është as amë as njerkë

by albnews
3 June, 2022
in Albania, Kosova
0
1
VIEWS

Studiuesi i njohur i diplomacisë rajonale dhe ndërkombëtare, Shaban Murati, sapo ka botuar në Tiranë librin e tij më të fundit me titull “Rusët po vijnë”.

Libri “Rusët po vijnë” është, sipas tij, një përpjekje për të kuptuar në thellësi pasojat e sotme dhe të ardhme, që vijnë nga veprimtaria aktuale e diplomacisë ruse në drejtim të Shqipërisë, Kosovës dhe Ballkanit.

Botimi është një përmbledhje e analizave diplomatike mbi politikën e jashtme të Rusisë në Ballkan në 8 vitet e fundit.

Në botimin voluminoz me 98 analiza mbi dinamikën e diplomacisë ruse në Ballkan, studiuesi i njohur Shaban Murati ngre shqetësimin se si politikat proruse dhe proserbe në rajon po dëmtojnë interesat e kombit shqiptar.

“Diplomacia ruse, – thekson zoti Murati në intervistën për Zërin e Amerikës, – klasifikohet si kundërshtare historike e pavarësisë së Shqipërisë dhe e pavarësisë së Kosovës, dhe një nga pengesat kryesore diplomatike për çështjen kombëtare shqiptare në 110 vjetët e fundit e në vazhdim”.

Ai thotë se me këtë libër tërheq vëmendjen për një dukuri gjeopolitike, diplomatike e strategjike, që i kërcënohet Ballkanit, Shqipërisë dhe Kosovën.

“Kur them “Rusët po vijnë” është një dukuri jo e ditës, jo thjesht e lidhur me agresionin e fundit rus në Ukrainë, por është një dukuri që ka karakterizuar 30 vjet të post-komunizmit në Ballkan, dhe që për fat të keq, nuk i është kushtuar vëmendja dhe rëndësia e duhur nga qeveritë e quajtura demokratike, që erdhën në Ballkan pas shembjes së komunizmit” – thotë zoti Murati.

Autori thekson se presidenti rus Putin ka kërkuar qysh në vitin 2014 një rishikim të pasojave të luftës së ftohtë dhe ndarje të zonave të ndikimit.

Pas sulmit të parë në Krime ndaj Ukrainës, Putin mendoi të kthehej në Ballkan, duke e cilësuar atë një rajon me interes të veçantë për Rusinë, shton ai.

“Ballkani është për Moskën pika më e dobët e sigurisë së kontinentin europian si dhe një qendër ortodokse, për të cilën ka investuar prej 100 vjetësh nga epoka cariste e komuniste, ku mund të rivendosë fuqinë e saj” – thotë zoti Murati.

Shqipëria dhe Kosova, shton ai, vepruan drejt që u rreshtuan me NATO-n, SHBA-të dhe BE-në në dënimin e agresionit rus ndaj Ukrainës dhe sanksionet ndaj Moskës, si dhe në pritjen e refugjatëve të luftës; për Shqipërinë ishte një detyrim, për Kosovën ishte një fisnikëri, sepse Ukraina nuk e njeh shtetin e Kosovës.

“Qëndrimi i Kosovës ëhstë dy herë më fisnik se i Shqipërisë, sepse Ukraina nuk e njeh Kosovën, por Kosova pati largpamësinë që të bashkohej me qëndrimin e NATO-s dhe të BE-së. Kemi një rreshtim të faktorit shqiptar në anën e duhur, gjë që për fat të keq, nuk është shumë e shpeshtë” – thotë zoti Murati.

Në vitin 2015 sekretari amerikan Xhon kerry paralajmëroi se pas krimesë, vija e dytë e zjarrit do të jetë Ballkani, kujton autori, por Ballkani fjeti gjumë, sipas tij.

“Rusia nuk mund të konkurojë me ideale as me ide demokratike, të cilat nuk i ka zbatuar kurrë në territorin e vet, ndaj i sulmon ato edhe në vende që priren nga perëndimi, sulmon vlerat demokratike perëndimore të Ballkanit dhe u mëshon gjithmonë lidhjeve ideologjike, okulte, fetare, që e kanë mbajtur të lidhur me këtë rajon” – thotë Murati.

Nga ana tjetër, ai vlerëson me një sy kritik edhe angazhimin e Shqipërisë përkrah nismës Ballkani i hapur.

“Cili është dukuria më e rrezikshme: Open Balkan nuk po lejon faktorin shqiptar të ketë kohezion në Ballkan. Strategjia bazë e Serbisë në drejtim të faktorit shqiptar me Open Balkan ështëçaraje e faktorit shqiptar në Ballkan. Ne e dimë fare mirë që këto tre vitet e fundit kohezioni midis Shqipërisë dhe Kosovës është në kuotat më të ulëta dhe, sipas analizës time profesionale, mëkati, ose faji kryesor për këtë i bie Tiranës” – thotë studiuesi Murati.

Ai thekson se Ballkani i Hapur nuk është një nismë trepalëshe, por është një projekt i Serbisë, i nisur fillimisht si MiniShengen dhe si zonë e përbashkët ballkanike perëndimore ekonomike, të cilën ua ka shpërndarë vendeve të rajonit nga Parisi qysh më 2016.

Ata e shohin rilindje të Jugosllavisë dhe Shqipëria duhej të mendohej 10 herë para se të jepte një përgjigje për këtë nismë, shton Murati.

“Si mund të pranojë Shqipëria të hyjë në një simë të ngushtë subrajonale këtu në një kohë që Serbia nuk njeh Kosovën?! Serbia ka deklaruar hapur se në nismën Open Balkan Kosova do të vijë si një provincë; kështu shkruhet në dokumentat zyrtare serbe. Më falni,por Shqipëria, si shteti amë, nuk është kështu as amë as njerkë, kur pranon që të hyjë në një nismë serbe, në një kohë që Serbia nuk njeh Kosovën. Ç’është kjo nismë që ka pesë shtete dhe një provincë?!” – pyet Murati.

Diplomati dhe analisti i njohur vëren se të presidentët e tre vendeve, që pritet të takohen pas disa ditësh në kuadër të Ballkanit, i Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe janë kundër kësaj nisme dhe kundër kryeministrave të tyre, pra këta kryeministra nuk bindin dot as presidentët e tyre.

Ndërsa nga pikëpamje amerikane është bërë e qartë, shton ai, se SHBA do ta mbështesin nismën, nëse ajo është e lidhur me Procesin e Berlinit dhe nëse do të përfshihen në të 6 vendet e rajonit, por këto dy kritere nuk plotësohen dhe vet nisma është në thelb e gabuar.

Sipas tij, Nisma Open Ballkan është kundërvënie ndaj procesit të njohjes diplomatike të Kosovës, por asnjë nismë në rajon, thekson Murati, nuk do të ketë sukses, nëse nuk njihet dhe nëse nuk respektohet Kosova si e barabartë.

“Presidenti Biden ka deklaruar se dialogu mes Serbisë dhe Kosovës duhet te qendërzohet në çështjen e njohjes së Kosovës, por dy ditë më parë presidenti Vuçiç u betua përsëri se nuk do ta njohë Kosovën dhe askush nuk reagoi”, thotë zoti Murati.

Libri më i fundit, Rusët po vijnë, i autorit shaban Murati është i 16 botim mbi ngjarjet rajonale dhe ndërkombëtare, vazhdim i studimit Rusia Ballkanike.

Shaban Murati është diplomat karriere, me titujt dhe detyrat më të larta në këtë fushë, si dhe autor një seri studimesh mbi marrëdhëniet ndërkombëtare të shteteve në Ballkan, nga Kosova, Shqipëria e Greqia, Serbia e Bosnja dhe deri tek veprimtaria diplomatike e SHBA, BE-së në rajon.

Previous Post

Arrestimi i serbit për krime lufte në Istog, rrëfen personi që dëshmoi në prokurori

Next Post

Të bërtitura dhe dhimbje, momenti kur Zverev pasoi lëndim të rëndë në gjysmëfinale ndaj Nadal

albnews

albnews

Related Posts

Starmer merr masa për ndalimin e kthimit të shqiptarëve të dëbuar në Britani
Albania

Starmer merr masa për ndalimin e kthimit të shqiptarëve të dëbuar në Britani

15 May, 2025
Pasi e paralajmëroi që të mos ‘luajë me dy porta’, Rama i lëshon SPAK-un kryebashkiakut të Vaut të Dejës, ku PS doli forcë e tretë
Albania

Pasi e paralajmëroi që të mos ‘luajë me dy porta’, Rama i lëshon SPAK-un kryebashkiakut të Vaut të Dejës, ku PS doli forcë e tretë

15 May, 2025
Si në stadium – Ilirjan Celibashi iu bën foto Ballës dhe Flamur Nokës
Albania

Si në stadium – Ilirjan Celibashi iu bën foto Ballës dhe Flamur Nokës

15 May, 2025
Next Post
Të bërtitura dhe dhimbje, momenti kur Zverev pasoi lëndim të rëndë në gjysmëfinale ndaj Nadal

Të bërtitura dhe dhimbje, momenti kur Zverev pasoi lëndim të rëndë në gjysmëfinale ndaj Nadal

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

14 May, 2025
Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

14 May, 2025
Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

14 May, 2025
Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

14 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4701 shares
    Share 1880 Tweet 1175
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2393 shares
    Share 957 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM