ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste. 9 hours ago
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video) 9 hours ago
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video) 9 hours ago
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video) 10 hours ago
Plani i ri i Trumpit: Europa në plan të dytë, afrime me Italinë, Poloninë, Austrinë dhe Hungarinë 10 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Studiuesit parashikojnë konflikte të reja prej Coronës

albnews by albnews
11 June, 2020
in Bota
0
Studiuesit parashikojnë konflikte të reja prej Coronës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në “Indeksin Global të Paqes” përshkruhet çdo vit gjendja e paqes në botë. Kësaj here ekspertët paralajmërojnë, se pandemia Covid19 mund të sjellë konflikte të reja.

Si pasojë e pandemisë Corona dhuna dhe konfliktet në shumë rajone të botës mund të rriten. Ky është rezultat i një studimi të Institutit Ndërkombëtar për Ekonomi dhe Paqe (IEP) me seli në Sidnej të Australisë. Pandemia dhe pasojat e saj ekonomike do të kenë një ndikim masiv në shoqëri thuhet në raportin “Global Peace Index 2020”.

RelatedPosts

Pritë nga ISIS, vriten dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes në Siri

Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Sidomos vendet që janë të paqëndrueshme dhe karakterizohen nga tensione do të bien nën një presion edhe më të madh, për shkak të urisë dhe luftës për burimet e kufizuara, shkruajnë studiuesit. Ata i referohen veçanërisht Afrikës.

Luftime në Libi

Bota është më pak paqësore

Çdo vit IEP vlerëson situatën në më shumë se 160 vende të botës duke përdorur kritere si lufta, terrorizmi, dhuna policore dhe eksportet e armëve. IEP konstaton një rënie të marrëdhënieve paqësore në të gjithë botën. Kjo vlen edhe për periudhën e raportimit 2019. “Bota është dukshëm më pak paqësore”, thuhet në indeksin e fundit. Sidoqoftë vërehet një ndarje në dy grupe me nga 80 vende secili. Në njërin grup situata është përmirësuar, në tjetrin është përkeqësuar.

Pandemia e Coronës ka të ngjarë ta përkeqësojë situatën, pjesërisht sepse priten shkurtime në ndihmat për zhvillimin dhe misionet paqeruajtëse të OKB. Kjo mund t‘i destabilizojë më tej vendet të prekura nga konfliktet si Liberia, Afganistani dhe Sudani i Jugut, thonë studiuesit.

Rrezik prej turbullirave ekonomike

Po ashtu edhe vende të tilla si Brazili, Pakistani dhe Argjentina janë për shkak të turbullirave ekonomike në rrezik më të madh për paqëndrueshmëri politike, trazira dhe dhunë. Sidoqoftë ekziston gjithashtu një efekt pozitiv i krizës së Coronës: ndërhyrjet dhe luftërat në vende të tjera mund të jenë në të ardhmen më të vështira për t’u financuar. Por nëse për shembull angazhimi i Arabisë Saudite në Jemen ose e Rusisë në Siri do të shënojnë vërtetë rënie, kjo natyrisht është e hapur.

Protesta në Liban

Rënie e sulmeve terroriste

Raporti konstaton edhe se numri i vdekjeve nga sulmet terroriste po bie në të gjithë botën. Në vitin 2015 si pasojë e terrorizmit gjetën vdekjen rreth 33.500 vetë, kurse vitin e kaluar 8,000. Edhe shpenzimet ushtarake në raport me prodhimin e brendshëm bruto kanë shënuar gjithashtu ulje në 100 vende. Në 133 vende ka pasur edhe rënie të përqindjes së personelit ushtarak në krahasim me përqindjen e përgjithshme të popullsisë.

Shtim i trazirave të brendshme

Nga ana tjetër indeksi tregon për një rritje të trazirave të brendshme. Në vitin 2019 pothuajse 60 përqind e të gjitha vendeve u prekën nga protestat e dhunshme. Ekspertët e IEP vëzhgojnë këtu një prirje afatgjatë: numri i trazirave në të gjithë botën në dhjetë vitet e fundit pothuajse është trefishuar. IEP vlerëson se në vitin 2019 kostot ekonomike të dhunës dhe të konflikteve në të gjithë botën ishin 14.5 bilionë dollarë (12.8 bilion euro).

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

13 December, 2025
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

13 December, 2025
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

13 December, 2025
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

13 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result