Studiuesit: Shpërthimi i Vezuvit zgjati 15 minuta

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

15 minuta zgjati shpërthimi i Vezuvit në vitin 79 të e.s që shkatërroi qytetin e Pompeit. Ishin hiret vullkanike që u thithën nga banorët, përgjegjëse për vdekjen e tyre, që ndodhi si pasojë e asfiksisë.

Ky është rezultati i një studimi të gjatë të universitetit të Barit, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Gjeofizikës në Itali dhe atë British të Edimurgh.

Fluksi që përfshiu qytetin e Pompeit ishte i përbërë nga magma dhe gazra me temperatura shumë të larta. Duke studiuar terrenin në atë çka mbetur nga lashtësia, kërkuesit arritën të zhvillojnë një model matematikor që i lejoi të kryejnë simulacione të ngjarjeve që rrodhën.

Rezultatet flasin për një shpërthim dhe zbritje të fluskit që zgjati nga 10-20 minuta, ndërkohë që Vezuvi gjendet 10 km larg zonës së banuar të Pompeit.

Share This Article