Stuhi bore në Kaliforni, alarmi i parë në Los Anxhelos që nga viti 1989

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Stuhia e madhe e borës po godet Kaliforninë Jugore, ndërsa në Los Anxhelos është dhënë një paralajmërim stuhie që nuk ka ndodhur që nga viti 1989.

Meteorologët shprehen se një stuhi e tillë bore nuk është parë në Kaliforninë jugore për një kohë të gjatë.

Rrugët kryesore në zonë, duke përfshirë pjesë të Ndërshtetërore 5, autostradën që lidh Meksikën, Kaliforninë dhe Kanadanë, janë mbyllur për shkak të akullit dhe borës, dhe autoritetet nuk kanë bërë parashikime se kur do të hapen sërish.

Bora dhe erërat e forta rrëzuan gjithashtu disa linja elektrike, duke lënë në errësirë ​​më shumë se 100,000 shtëpi në Kaliforni.

Share This Article