Stuhi breshri në Beograd, pritet përkeqësim i kushteve të motit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një stuhi e fuqishme breshri ka përfshirë Beogradin këtë të shtunë, duke përmbytur disa lagje për orë të tëra në kryeqytetin serb.

Stuhia u shoqërua me erëra të forta dhe shi, si dhe një rënie të madhe të temperaturave, duke bërë që qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme

Instituti Hidrometeorologjik i Serbisë njoftoi qytetarët se moti do të jetë shumë i paqëndrueshëm dhe për orët në vijim teksa priten rrebeshe të mëdha deri ditën e diel.

Ministria e Brendshme e Serbisë bën me dije se i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të përballuar situatën e krijuar nga moti i keq.

Prej disa ditësh Evropa është përfshirë nga moti i keq. Situata më e rënduar është regjistruar në Slloveni ku ka pasur të paktën 3 viktima nga përmbytjet, ndërkohë që dëme janë shënuar dhe në Gjermani, Kroaci, Austri e Itali.

Ndryshe paraqitet situata në kufirin mes Spanjës dhe Francës ku autoritet po luftojnë për të shuar vatrat e zjarrit të përhapura nga moti i nxehtë.

Share This Article