Stuhi e rrufe! Moti i keq “pushton” Gjermaninë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Gjermaninë jugore dhe të mesme ka kaluar një stuhi me reshje të mëdha e rrufe. Në landin Hesen janë regjistruar shira të jashtëzakonshëm dhe mijëra shkrepëtima. Në disa rajone ranë madje deri në 60 litra shi për metër kuadrat.

Pasoja: Bodrume të mbushur me ujë, nënkalime nga ku duhej të shpëtoheshin shoferët prej automjeteve që lundronin në ujë. Aeroporti i Frankfurtit u bllokua disa orë. 70 fluturime të vonuara apo të anuluara, kurse pasagjerët e ardhur nuk mund të largoheshin nga avionët. Për më shumë se dy orë u ndërpre lëvizja e pasagjerëve dhe transporti i valixheve në tokë, thuhet nga aeroporti. 23 fluturime të tjera u desh të ndërronin destinacion. Mijëra pasagjerë ishin të prekur nga moti i keq, sipas të dhënave.

Metereologët regjistruan në zonën Rin dhe Main 25.289 shkrepëtima në një orë. Më të prekur ishin Gelsenkirchen, Raunheim, Griesheim, Hanau, Bad Nauhaim e zona të tjera. Zjarrfikësit e Frankfurtit regjistruan 500 aksione shpëtimi, në landin Renani–Veriore Vestfali më shumë se 150 aksione. Në Gjermani pritet të vazhdojë edhe këto ditë moti i keq, me temperatura nga 22 deri në 29 gradë dhe reshje të dendura.

Share This Article