Stuhi në Champions League, UEFA mund të ndryshojë arbitrin e finales Inter-City

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nëntë ditë para finales së Champions League në Stamboll mes Manchester Cityt dhe Interit, arbitri i sfidës mund të ndryshojë.

Polaku Szymon Marciniak është në pikëpyetje sipas Sports Mediaset, pasi ka marrë pjesë në një ngjarje të organizuar nga lideri i ekstremit të djathtë polak Mentzen, i njohur për pozicionet e tij homofobike dhe antisemite.

Vendimi i paprecedentë pritet të merret nesër, por ndërkohë UEFA ka njoftuar se i ka kërkuar arbitrit sqarime urgjente dhe se e ka marrë shumë seriozisht këtë çështje.

Në reagimin e UEFA-s theksohet se i gjithë komuniteti i futbollit është  totalisht kundër ideve të mbrojtura nga grupi në fjalë.

Një furtunë reagimesh pati edhe për anglezin Anthony Taylor , i cili pasi drejtoi finalen e Europa League, ku Roma humbi me penallti përballë Sevilla-s, u përball në aeroportin e Budapestit me dhjetëra tifozë agresivë të Romës, që sulmuan fizikisht bashkëshorten e tij.

Share This Article