Stuhia ‘Claudia’ godet Portugalinë, tre të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tre persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në motin ekstrem të shkaktuar nga stuhia Claudia në Portugali.

Në një deklaratë të shkurtër, presidenti portugez Marcelo Rebelo de Sousa shprehu “solidaritetin e tij me familjet e viktimave, pas kalimit të stuhisë tropikale Claudia që goditi Albufeiran këtë mëngjes”.

Mbrojtja Civile kishte raportuar më parë në llogaritë e saj në mediat sociale se erërat e forta shkaktuan lëndimin e dy personave.

Ndërkohë, në një restorant buzë detit pranë Albufeiras, “shembja e pjesshme e një çatie (…) shkaktoi plagosjen e 20 personave”, tha gjithashtu Mbrojtja Civile.

Shumë zona të Portugalisë jugore u vunë sot në alarm portokalli për shkak të motit të keq që ka goditur vendin ditët e fundit.

Një çift të moshuarish u gjetën të vdekur pardje, të enjten, në shtëpinë e tyre pranë Lisbonës, pas përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm të natës së kaluar

Share This Article