Stuhia “Daniel” godet Greqinë! Përmbytje, furtunë, makina nën ujë e viktima, ja si paraqitet situata në vendin fqinj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjatë ditës së sotme në Greqi mot ii keq ka shkaktuar fatkeqësi të shumta natyrore dhe përmbytje.

Sipas mediave greke bëhet me dije se stuhia “Daniel” ka shkaktuar fatkeqësi në Volos, Larisa, Skiathos, Pieria, Imathia dhe Halkidiki.

Mësohet se nga përmbytjet niveli i ujit ka arritur deri në 645 milimetra në mesditë, duke shkaktuar probleme të mëdha në rrugë, ku shumë makina ndodhen nën ujë, shtëpi, prona si dhe i mori jetën një 51 vjeçari, i cili u shtyp nga një mur.

Gjithashtu raportohet se një 42-vjeçar është ende i zhdukur, ndërsa dhjetëra persona janë të bllokuar në hotelet përballë plazhit të Volos.

Në orët e ardhshme vala intensive e motit të keq, me stuhi të forta, pritet të godasë brigjet e Pierisë, Paralia Katerinis deri në plazhet e Platamonas, Imathia dhe pjesën jugore të Halkidikit (gadishujt Kassandra-Sithonia).

Përpjekjet parandaluese të Sekretariatit të Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile të Rajonit të ‘Maqedonisë Qendrore’ janë fokusuar edhe në këto fusha. Reshje të dendura shiu do të kenë edhe Evia dhe Kardita, ndërsa pasdite dukuri të forta meterologjike priten edhe në Atikë (në veri dhe në perëndim), nëPeloponez, në Mesini dhe Lakoni.

https://youtube.com/watch?v=dLFAmvw56o0%3Fsi%3DzD3Xy3YFWsnqvAsQ
Share This Article