Stuhia e fuqishme godet Norvegjinë, shembet një urë e rëndësishme hekurudhore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një urë shumë e rëndësishme hekurudhore në Norvegji është shembur si pasojë e një stuhie që ka përfshirë vendit, duke shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë. Stuhia, e quajtur Hans, ka përfshirë pjesën jugore të vendit, duke shkaktuar dalje lumenjsh nga shtrati, rrëshqitje dheu dhe evakuime masive.

Kompania shtetërore e infrastrukturës hekurudhore Bane Nor tha se po hetonte shkallën e dëmtimit të urës prej 172.5 metrash të gjatë prej çeliku të ndërtuar në vitin 1957.

Kompania hekurudhore tha se nuk e di se kur ura, e cila ishte mbyllur në atë kohë për arsye sigurie, do të rihapet.

Reshje të dendura janë parashikuar në zonë edhe për ditët në vijim, duke i bërë kushtet më sfiduese.

Urat hekurudhore i nënshtrohen një inspektimi të përgjithshëm çdo gjashtë vjet, tha kompania hekurudhore, duke shtuar se ajo u kontrollua për herë të fundit në vitin 2019./ The Guardian

Share This Article