Stuhia ‘Floris’ godet Britaninë dhe Irlandën, mijëra familje mbeten pa energji elektrike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Britania dhe Irlanda janë goditur këtë të hënë nga një stuhi e fuqishme “Floris” dhe me erërat me shpejtësi që tejkalonin 160 km/orë.

Kjo situatë çoi në anulimin e flutrimeve dhe ndërprerje të energjisë elektrike dhe anulime masive të ngjarjeve në disa pjesë të Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas The Guardian, zonat më të goditura sot ishin Skocia qendrore dhe veriore ku u lëshua një paralajmërim portokalli dhe autoritetet urdhëruan ndalimin e udhëtimit deri në mbrëmje.’

Një paralajmërim u lëshua, në të njëjtën kohë, për Irlandën e Veriut , pjesë të Uellsit të Veriut dhe Anglinë veriore, ku meteorologët folën për “erëra jashtëzakonisht të forta dhe potencialisht shkatërruese.

Shërbimi Meteorologjik Britanik raportoi se erërat me shpejtësi 170 kilometra në orë goditën zonat malore.

Stuhia Floris është stuhia e parë që godet Irlandën dhe Mbretërinë e Bashkuar që nga stuhia Éowyn në janar .

Share This Article