Stuhia godet New Yorkun, metrotë e qytetit janë përmbytur dhe ky është vetëm fillimi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Disa stacione të metrosë në New York janë përmbytur dhe shumë rrugë janë të pakalueshme për shkak të shirave të mëdha shkaku i stuhisë Elsa.

Elsa aktualisht po përparon përgjatë bregdetit lindor të Shteteve të Bashkuara pasi në Florida solli shi të mëdha dhe erëra të forta.

Në një seri stuhi mbi qytetin dhe zonat përreth të enjten pasdite, ra një sasi e madhe shiu që sistemi i kullimit nuk mund ta gëlltisë, njoftoi Shërbimi Kombëtar Meteorologjik (NWS).

https://twitter.com/ucatchpragiya/status/1413323857130254339?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1413323857130254339%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fstuhia-e-te-gjitha-stuhive-po-godet-new-yorkun-metrote-e-qytetit-tashme-jane-permbytur-dhe-ky-eshte-vetem-fillimi%2F

Disa rrugë kryesore, përfshirë Bronxin, janë mbyllur përkohësisht, duke shkaktuar kaos në trafik.

Policia njujorkeze gjithashtu shpërndau pamjet e shoferit që ishte bllokuar në ujë.

NWS paralajmëroi përmbytje të mundshme nga e premtja në mëngjes, me pritjen e reshjeve të mëdha të shiut të sjellë nga stuhia Elsa, ndërsa meteorologët theksojnë se fenomene të tilla ekstreme do të jenë gjithnjë e më shumë për shkak të ndryshimit të klimës.

Share This Article