Stuhia Ida në SHBA, rritet bilanci i viktimave, të paktën 26 të vdekur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Numri i të vdekurve nga Uragani Ida  në Luiziana u rrit në 26, pasi zyrtarët e Departamentit të Shtetit thanë se 11 persona të tjerë ishin vrarë në New Orleans, duke përfshirë tetë burra dhe tre gra.

Mosha e viktimave varion nga 24 deri në 79 vjeç.

Uragani Ida arriti në brigjet e Luizianës më 29 gusht si një uragan shkatërrues i kategorisë 4, duke sjellë me vete përmbytje masive dhe dëme që shkatërruan zona të gjera të shtetit. 1 milion njerëz mbetën pa energji elektrike. Ida konsiderohet si një nga uraganet më të forta që ka goditur ndonjëherë  brigjet amerikane

Stuhia Ida në SHBA, rritet bilanci i viktimave, të paktën 26

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden vizitoi Luizianën të premten dhe pa nga afër dëmet atje dhe u takua me të mbijetuarit.

Stuhia Ida në SHBA, rritet bilanci i viktimave, të paktën 26

Biden tha se zjarret, ciklonet, uraganet dhe përmbytjet po prekin pothuajse të gjithë Shtetet e Bashkuara, duke vlerësuar se më shumë se 100 milionë amerikanë u prekën vetëm këtë verë. Moti ekstrem, paralajmëroi ai, do të përkeqësohet.

Share This Article