Stuhia “Filomena”, e cila goditi Spanjën dhe shkaktoi probleme të mëdha, ku 5 persona ndërruan jetë, po i drejtohet Ballkanit.
Sinpotikanët kanë parashikuar temperatura të ulëta.
Sinoptikania Adiola Bani ka treguar që pritet që temperaturat të arrin minus 13 në zonat malore dhe kryesisht do të jetë pak më shumë të prekura zona verilindore edhe zonat e thella.
“Në shumë vende të botës po shohim fenomenet ekstreme që janë më të shpeshta dhe kanë një shkallë egërsie më të lartë. Stuhia parashikohet që të vijë që sot rreth vendeve të Ballkanit dhe Shqipërisë, në fakt nuk është se presim të kemi sasi të konsiderueshme te reshjeve të dëborës, kryesisht do ketë mot të kthjellët. E gjithë kryefjala e këtyre ditëve do jenë vlerat termike, të cilat do sjellin temperatura ekstremisht të ulëta. Parashikohet që të zbresë termometri edhe minus 13 në zonat malore dhe kryesisht do të jetë pak më shumë e prekur zona verilindore edhe zonat e thella, ku do shënojë termometri minus 13. Pritet që të premten dhe në fundjavë, e gjithë Shqipëria të jetë e ngrirë”, tha Bani.