Stuhia shkuli ‘pemën e mollës së Njutonit’ në kopshtin botanik të Universitetit të Kembrixhit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kopshti Botanik i Universitetit të Kembrixhit ka humbur “pemën e mollës së Njutonit” si pasojë e stuhisë Eunice.

Kuratori i kopshtit, Dr Samuel Brockington tha se pema ishte mbjellë në vitin 1954 dhe kishte qëndruar në hyrjen Brookside të kopshtit botanik për 68 vjet.

Ai tha se pema ishte klonuar nga ajo që e çoi Sir Isaac Njuton të zbulonte ligjet e gravitetit. Kopshti botanik tha se kishte një klon të pemës që do të mbillej diku tjetër në kopsht së shpejti.

Pema origjinale nga e cila ra një mollë, duke e shtyrë Njutonin të krijojë teorinë e tij të gravitetit, është në Woolsthorpe Manor në Grantham, Lincolnshire. Edhe pse u rrëzua nga një stuhi në shekullin e 19-të, pema mbijetoi dhe me kalimin e viteve është shumuar me shartim, që përfshin lidhjen e një prej filizave me një fidan tjetër.

Dr Brockington tha se analiza tregoi se tre pemë në Kembrixh, duke përfshirë atë në kopshtin botanik, ishin një klon i pemës origjinale të mollës së Njutonit. Ai tha se edhe pse ishte një “humbje e trishtueshme” që kishte rënë në stuhinë e së premtes, ata ishin të vetëdijshëm se pema nuk do të jetonte dhe shumë për shkak se kishte një sëmundje.

Si rezultat, ata kishin filluar tashmë klonimin e pemës. “Kështu që përmes shkencës shartimit, ‘Pema e Mollës së Njutonit’ shpresojmë të vazhdojë në koleksionet tona”, tha Dr Brockington.

Share This Article