Zvicra pa një nga reshjet e saj më të mëdha të reshjeve gjatë një stuhie që shkaktoi përmbytje dhe kaos udhëtimesh të martën në kryeqytetin e saj financiar, Cyrih.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, më shumë se 4 centimetra shi ra në Cyrih brenda natës dhe mbi 3.1 centimetra shi ra në 10 minuta në Waldegg, pak jashtë qytetit, tha transmetuesi SRF.
Kjo vlerësohet si diçka e madhe, krahasuar me rekordin 4.11 centimetra që ra në 10 minuta në Lozanë gjatë një stuhie në gusht 2018.
Si pasojë, seksionet e rrjetit të autobusëve dhe tramvajit të Cyrihut u ndaluan sepse pemët e rëna bllokuan linjat dhe disa rrugë u përmbytën.
“Unë dola për një shëtitje në mëngjes herët dhe shiu thjesht nuk ndalonte. Kishte pemë të mëdha që ishin rrëzuar gjatë natës, ishte me të vërtetë e frikshme”, ka thënë banorja e Cyrihut, Jessica Adams për Reuters.
Ndërkohë vënë në pah mediat, kantoni jugor i Wallis paralajmëroi njerëzit të qëndrojnë larg lumenjve ndërsa nivelet e ujit u rritën.
Ndërsa shërbimi Meteo në SRF tha që shiu i mëtejshëm ishte parashikuar dhe se përmbytjet kishte gjasa të përkeqësohen, veçanërisht rreth liqeneve dhe lumenjve, duke paralajmëruar rrëshqitje të tokës.