Stuhia Tropikale Elsa ka goditur Floridën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Stuhia Tropikale Elsa, e cila është dobësuar nga uragani i parë i sezonit, ka goditur një pjesë të bregut perëndimor të Floridas.

Pamjet tregojnë sesi disa pemë janë dëmtuar në disa pjesë të Tampas.

Llogaria zyrtare e qytetit publikoi në Twitter disa fotografi teksa shihen mbeturina në rrugë dhe në një veturë.

Zyrtarët iu kanë kujtuar njerëzve që të mos ngasin veturat ose të lëvizin në këmbë.

Stuhia goditi Kubën të hënën teksa pati rrëshqitje të dheut dhe përmbytje. Më parë goditi Republikën Dominikane dhe Shën Lucia, duke vrarë të paktën tre njerëz dhe duke dëmtuar qindra ndërtesa.

Share This Article