Stuhitë përfshijnë jugun e SHBA, dy shtete shpallin gjendje të jashtëzakonshme

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy shtete amerikane, Nju Jorku dhe Nju Xhersi, kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme pas stuhive të fuqishme dhe reshjeve të rrëmbyeshme që kanë shkaktuar përmbytje masive dhe ndërprerje të qarkullimit.

Situata është përshkruar si e rrezikshme nga autoritetet, ndërsa rrugë të tëra janë bërë të pakalueshme dhe shumë banorë janë detyruar të qëndrojnë të izoluar.

Guvernatori i Nju Jorkut, Kathy Hochul, njoftoi se niveli i reshjeve në disa zona ka tejkaluar 150 mm brenda disa orësh, duke shkaktuar përmbytje të shpejta urbane dhe probleme serioze në infrastrukturë.

Në aeroportin “LaGuardia” janë anuluar ose vonuar qindra fluturime, ndërsa disa linja të metrosë janë pezulluar përkohësisht. Gjendja është e rënduar edhe në Nju Xhersi, ku disa komunitete janë nën ujë.

Zyrtarët kanë paralajmëruar se reshjet do të vijojnë edhe në orët në vijim dhe kanë kërkuar nga qytetarët që të shmangin udhëtimet, të qëndrojnë në ambiente të sigurta dhe të ndjekin udhëzimet e emergjencës. Paralajmërime për përmbytje janë dhënë në disa shtete të tjera përreth, përfshirë Pensilvaninë dhe Konektikatin.

Meteorologët paralajmërojnë se rrebeshet dhe stuhitë pritet të jenë intensive, ndërsa ekziston rreziku edhe për rrëshqitje dheu në disa zona.

Situata vjen vetëm pak javë pas përmbytjeve të rënda që goditën Nju Jorkun, duke nxjerrë në pah dobësitë e sistemit të kanalizimeve në përballjen me ngjarje ekstreme të motit që po bëhen gjithnjë e më të shpeshta.

Share This Article