Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Madhe

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
In this image released by the New Zealand Defense Force on Wednesday, Feb. 15, 2023, a person is winched from a rooftop of a home to safety by helicopter in the Esk Valley, near Napier, New Zealand. The New Zealand government declared a national state of emergency Tuesday after Cyclone Gabrielle battered the country's north in what officials described as the nation's most severe weather event in years. (New Zealand Defense Force via AP)

Irlanda, Britania e Madhe dhe Franca u përballën në fundjavë me nje kaos në udhëtime, ndërsa një person ka vdekur për shkak të stuhisë që goditi Evropën veriperëndimore me erëra të forta, shira të dendura, borë dhe akull, shkruan ATSH.

Policia e Hampshire në Anglinë jugore tha se një person kishte vdekur, pasi një pemë kishte rënë mbi një makinë në një rrugë kryesore pranë Winchester të dielën në mëngjes.

Portet dhe aeroportet e La Manshit në Britaninë e Madhe ishin vendet më të goditura nga stuhia, ndërsa në Francë, dhjetëra mijëra banesa mbetën pa energji elektrike pas stuhisë “Caetano” të enjten.

Qindra pasagjerë mbetën të bllokuar kur trenat u ndaluan nga ndërprerjet e energjisë elektrike.

Pamjet treguan përmbytje në perëndim të Irlandës, të cilat shkaktuan gjithashtu mbyllje të transportit hekurudhor në Irlandën e Veriut. Bora ndikoi në transport në të gjithë Britaninë e Madhe.

Bora më e madhe goditi Skocinë dhe disa pjesë të Anglisë veriore dhe qendrore, me dhjetëra alarme për përmbytje.

Zyra Meteorologjike në Britaninë e Madhe lëshoi paralajmërime për borën dhe akullin në këto rajone, duke thënë se në disa komunitete rurale do të ndërpritej energjia.

Bora në kodrat skoceze arriti deri në 40 centimetra, ndërsa në Britanine e Madhe u regjistruan erëra me shpejtësi 113 kilometra në orë.

Operatori i trageteve DFDS anuloi shërbimet në disa rrugë deri të hënën, me lundrimet nga Newhaven dhe Dover në Anglinë jugore për në Dieppe dhe Calais në Francë të prekur rëndë.

Fluturimet u ndërprenë në aeroportin e Newcastle për shkak të borës së madhe, me disa fluturime të devijuara në Belfast dhe Edinburg.

Share This Article