Suarez debuton me humbje në kthimin e tij në Nacional

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Luis Suarez u përball me humbje në debutimin e tij në Nacional, pas kthimit në skuadrën uruaguajase ku e kishte nisur karrierën profesionale.

Në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Copa Sudamericana, ekipi nga Montevideo pësoi si vendës me rezultatin 0:1 nga skuadra braziliane, Atletico Goianiense.  Ndërsa, Suarez u aktivizua nga minuta 74.

35-vjeçari iu ribashkua Nacionalit, pasi kontrata e tij me Atletico Madrid skadoi. E ky kthim që u prit me bujë të madhe në vendlindjen e tij në Uruguaj, synon të jetë edhe mbetje e mjaftueshme në formë e sulmuesit për të luajtur për kombëtaren në Kupën e Botës, e cila fillon në nëntor në Katar.

Ndeshja e kthimit do të luhet të martën e ardhshme në Goiania, në zemër të Brazilit.

Fitimi i Copa Sudamericana, turneu i dytë më prestigjioz i klubeve në futbollin e Amerikës së Jugut, është një objektiv kyç për Suarez dhe klubin e tij.

Periudha e mëparshme e Suarez me Nacional ishte në 2005-06. Kjo, para se të kalonte në skuadrat evropiane, Ajax, Liverpool, Barcelona e Atletico Madrid.

Sulmuesi veteran ka shënuar 68 gola në 132 ndeshje për kombëtaren. Uruguaji është në Grupin H në Kupën e Botës së bashku me Portugalinë, Ganën dhe Korenë e Jugut.

Share This Article