Suarez: Në Barcelonë ka një luftë që dëmton lojtarët, drejtimin duhet ta marrë Xavi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Barcelona e gjendur në një krizë katastrofale rezultatet, është afër që ta shkarkojë trajnerin Ronald Koeman.

Një numër i madh i trajnerëve janë duke u përmendur si zëvendësues potencial të Koeman tek Barcelona, gjersa dy emrat më të lakuar janë Roberto Martinez dhe legjenda e klubit, Xavi Hernandes.

Pas kësaj gjendje të Barcelonës, ka reaguar edhe ish-futbollisti i ‘blaugranasve’, Luis Suarez, i cili ka akuzuar klubin duke thënë se tek kjo skuadër ka një “luftë” që i lëndon lojtarët, dhe i ka rekomanduar Xavit që të mos e marrë drejtimin e klubit spanjoll në këtë moment.

“Në Barça ka një luftë që dëmton lojtarët”, tha Suarez në një intervistë për ‘sport’.

“Unë personalisht rekomandoj që Xavi të presë. Kjo nuk është koha ideale për të arritur në klub. Ai është i zgjuar, duhet të presë një moment”, ka përfunduar ish-sulmuesi i klubit i cili u transferua nga Barcelona tek Atletiko Madrid në verën e vitit të kaluar.

Share This Article