Suedi/ Një koncert me krijimtarinë e pianistes së parë shqiptare Lola Gjoka

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në datën 5 maj për të gjithë shqiptarët dhe adhuruesit e muzikës shqiptare në Suedi do të mbahet një koncert me këngët klasike të arranzhuara nga pianistja e parë shqiptare Lola Aleksi Gjoka.

Këngët do të interpretohen nga sopranot e njohura Mariana Leka, Feride Gillesberg, Erinda Agolli, pjesëmarrës edhe artistët Gerald Murrja, Antonio Zefi, si dhe pianistet Rudina Ciko dhe Ermira Lefort.

Koncerti i cili organizohet me mbështetjen e ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës në Suedi të mbahet në datë 5 Maj 2022 në ora 12:00 në Sankta Clara Kyrka, Klara Ostra kyrkogata 7-9 Stokholm.

Share This Article