Suedi, persona të maskuar i vunë zjarrin shkollës ku arsimoheshin fëmijët muslimanë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Në pamje shihet se dy persona të maskuar thyejnë xhamin në katin e poshtëm të shkollës dhe hedhin brenda saj lëndë djegëse”, tha drejtori i shkollës, Hussein Aldaodi

Shkolla private “Alsalamskolan” ku arsimoheshin fëmijët muslimanë në qytetin Örebro të Suedisë është përfshirë nga zjarri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i shkollës, Hussein Aldaodi në një deklaratë për televizionin shtetëror suedez STV tha se në pamjet e kamerave të sigurisë kanë regjistruar dy persona që i kanë vënë zjarrin shkollës dhe se këto pamje i janë dorëzuar policisë.

“Në pamje shihet se dy persona të maskuar thyejnë xhamin në katin e poshtëm të shkollës dhe hedhin brenda saj lëndë djegëse. Ngushëllimi ynë i vetëm është që në shkollë nuk ishte askush për shkak se ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit”, tha Aldaodi.

Policia kreu inspektimet në shkollë dhe filloi hetime lidhur me incidentin.

Share This Article