Graham Potter pritet të emërohet si trajner i Suedisë vetëm një muaj pas shkarkimit të tij nga West Ham, sipas raportimeve.
Ish-trajneri i Chelseat kishte pritur gati tre vjet për t’u rikthyer në menaxhim pas largimit nga “Stamford Bridge”, por qëndroi vetëm tetë muaj te “London Stadium”.
Sipas “Telegraph Sport”, rikthimi i tij në futboll mund të ndodhë shumë shpejt, me Potter që ka shprehur më parë interesim për këtë rol pas shkarkimit të trajnerit të mëparshëm Jon Dahl Tomasson, pas humbjes së rëndë 1-0 ndaj Kosovës.
Potter pritet t’i marrë drejtimin Suedisë me një kontratë afatshkurtër, vetëm për tre ndeshjet e para, ndërsa kombëtarja përpiqet të rifillojë rrugëtimin e kualifikimeve për Botërorin 2026.
Suedia aktualisht ndodhet në fund të Grupit B me vetëm një pikë, pas humbjeve ndaj Kosovës dhe Zvicrës dhe një barazimi 2-2 me Slloveninë.
Kjo vjen pavarësisht se sulmuesit kryesorë të Premier League, Alexander Isak (Liverpool) dhe Viktor Gyokeres (Arsenal), janë pjesë e ekipit.
Tomasson kishte marrë kritika nga loja e brendshme e skuadrës pas fitoreve në vetëm 9 nga 18 ndeshjet e tij, me Anthony Elanga që mësohet të ketë thënë: “Ky sistem i mallkuar duhet të shkojë” pasi u la jashtë për dy humbjet e fundit.
Potter ka drejtuar Östersund në Suedi për shtatë vite (2011–2018) dhe më parë ishte konsideruar për trajner të kombëtares në 2023, por tërhoqi kandidaturën pas largimit nga “Stamford Bridge”. Në një intervistë për “Fotbollskanalen”, ai theksoi:
“Unë aktualisht jam në Suedi, në shtëpinë time këtu. Jam midis punëve dhe sapo kam lënë Premier Leaguen. Jam i hapur për gjithçka ku mendoj se mund të ndihmoj. Roli i trajnerit të kombëtares suedeze është fantastik. Kam vetëm 50 vjet dhe ende kam shumë për të dhënë. Nuk është çështje pozicioni, por të gjej diçka ku mund të bëj diferencën dhe ku të jemi të njëjtës valë. Këto janë kriteret e mia.”
West Ham e shkarkoi në fund të shtatorit pas një nisjeje të dobët sezoni, me katër humbje në pesë ndeshjet e para të Premier League. Ai u zëvendësua nga Nuno Espírito Santo, ish-trajner i Nottingham Forest.
Megjithëse të tre punët e fundit i ka pasur në Premier League, ku pagat janë më të larta, Potter ka theksuar se nuk do ta refuzonte Suedinë për arsye financiare, madje duke nënkuptuar se do të pranonte edhe një ulje të konsiderueshme pagese:
“Kam pasur fat me karrierën time. Jam në një pozicion shumë të mirë financiarisht, kështu që nuk duhet të konsideroj paratë si arsye për të marrë një vendim”.