Suedia ka fituar në Solna me rezultat 2-1 kundër Spanjës. Suedezët e përmbysën rezultatin pasi që të parët që kaluan në epërsi ishin spanjollët me Soler (5). Suedia do të barazonte me Isak (6) kurse golin e epërsisë do ta shënonte Claeson (57). Pas kësaj fitoreje Suedia prinë në Grupin B me 9 pikë.
Suedia ka arritur fitore kundër Spanjës në vend të vet me rezultat 2-1. Ishte një ndeshje që u dominua nga Spanja me posedim por që suedezët u treguan dinakë në çdo dalje përpara.
Të parët që shënuan ishin spanjollët.
Jordi Alba bëri një krosim të mirë në zonë ku gjeti të lirë Soler i cili shënoi gol të bukur në minutën e 5-të të ndeshjes.
Por, suedezët do të reagonin shpejt. Isak do të shfrytëzonte një huti në mbrojtjen e mysafirëve për të shënuar gol në minutën e 6-të të ndeshjes.
Me këtë rezultat do të përfundonte pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, ishin suedezët ata që do të sulmonin vazhdimisht dhe do të arrinin të goli në minutën e 57-të.
Dejan Kulusevski bëri një depërtim të mirë në anën e majtë të fushës derisa gjeti të lirë në zonë Claeson. Ky i fundit plasoi një goditje të mirë dhe shënoi golin që i dha tre pikë Suedisë.
Kështu Suedia deri me tani ka bilance 100 për qind të pikëve pasi që nga tri ndeshje të zhvilluara ka fituar 9 pikë dhe është e para në tabelë.
Në anën tjetër Spanja është në vendin e dytë dhe kanë një ndeshje më shumë të zhvilluar se Suedia.
Në këtë grup është edhe Kosova që sonte fitoi kundër Gjeorgjisë me rezultat të ngushtë 0-1 dhe momentalisht është në vendin e tretë. Kosova të dielën do të luajë kundër Greqisë në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.