Suedia goditet nga një tërmet prej 4.1 ballësh

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Suedia e ka regjistruar njërën prej dridhjeve më të fuqishme të tokës në historinë e saj pasi një tërmet prej 4.1 ballësh e goditi minierën më të madhe në botë për xehe të hekurit.

Tërmeti ndodhi në pjesën veriore të Suedisë, jo shumë larg kufirit me Norvegjinë dhe ishte pak më i dobët se tërmeti më i fuqishëm që është regjistruar ndonjëherë në këtë shtet – 4.3 shkallë në dhjetor të vitit 2008.

Trembëdhjetë persona ndodheshin në minierë në kohën kur ndodhi tërmeti, por fatmirësisht asnjëri nuk është lënduar, ndërsa miniera është mbyllur.

Miniera është më e vjetër se një shekull dhe prej saj gjatë vitit të kaluar u nxorën mbi 14 tonë të xehes së hekurit, shkruan “Daily Mail”.

Sipas grupit norvegjez për monitorimin e aktivitetit sizmik, NORSAR, ky tërmet ishte i lidhur me nxjerrjen e xehes.

Share This Article