Suedia kërkon dëmshpërblim nga Teherani, për qytetarët e saj që humbën jetën në aksidentin e aeroplanin ukrainas, i cili u rrëzua nga Irani.
Ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde në një deklaratë të bërë në llogarinë e saj në Twitter bëri të ditur se ambasadori i Iranit në Stokholm, Sayed Rasool Mohajer u thirr në ministri për të biseduar në lidhje me aeroplanin ukrainas të rrëzuar në Iran.
Aeroplani i pasagjerëve “Boeing 737-800” i kompanisë “Ukrainian Airlines” u rrëzua menjëherë pasi u ngrit nga aeroporti Imam Homeini më 8 janar.
Në këtë ngjarje kanë humbur jetën 176 persona, përfshirë edhe shtetasit iranianë, ukrainas, kanadezë, afganë, gjermanë, suedezë dhe anglezë dhe ekuipazhi i avionit.
Edhe pse Irani fillimisht mohoi përgjegjësinë për rrëzimin e aeroplanit, pas 3 ditëve deklaroi se aeroplani është rrëzuar aksidentalisht.