Suedia ka mbyllur hetimet rreth vrasjes së ish-kryeministrit suedez, Olof Palme, i cili është qëlluar për vdekje më 1986 në Stokholm.
Prokurori i këtij rasti, Krister Petersson, tha në 10 qershor se ky rast do të mbyllet, pasi Stig Engstrom, i dyshuari kryesor, ka humbur jetën në vitin 2000.
Palme u qëllua me armë zjarri më 28 shkurt të vitit 1986, pasi ai dhe gruaja e tij, Lisbeth Palme ishin larguar nga një kinema në Stokholm.
Engstrom, që kundërshtonte qasjen politike të Palmes dhe ka qenë afër skenës së vrasjes, është marrë në pyetje nga policia si dëshmitar, mirëpo nuk është treguar i besueshëm pasi ka ndryshuar deklaratën e tij disa herë. Më pas ai kreu vetëvrasje në vitin 2000.
Kjo ngjarje shokoi asokohe Suedinë, një prej shteteve me shkallën më të ulët të vrasjeve në botë. Palme ishte drejtues i Partisë Social-Demokrate nga viti 1969, dhe ka qenë kryeministër i këtij shteti në periudhat, 1969-1976 dhe 1982-1986.