Suedia me ligj të ri për pandeminë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Suedi një ligj i ri ka hyrë në fuqi duke u dhënë kështu ministrave fuqi për të mbyllur vendet, përfshirë dyqanet, palestrat dhe kinematë për herë të parë që nga fillimi i pandemisë.

Masat u votuan përmes parlamentit në Stokholm, pasi politikanëve ju kërkua që të ndërpresin para kohe pushimet dimërore.

Që prej fillimit të pandemisë, Suedia mori një drejtim tjetër ndaj pjesës tjetër të Europës .

Ky ligj i ri do të lejojë qeverinë të vendosë masa shumë më të rrepta teksa vendi është duke luftuar me Covid-19.

Ministrat kanë njoftuar tashmë një ndalim të më shumë se tetë personave në vendet e rezervuara të partive private,  nga sallat e ngrënies në dhomat e përbashkëta në blloqet e apartamenteve.

Ata gjithashtu kanë thënë që numrat duhet të jenë të kufizuar në palestra, pishina dhe dyqane.

Autoritetet lokale do të kenë fuqinë të gjobisin bizneset që nuk ndjekin rregullat, ose t’i detyrojnë ato të mbyllen raporton BBC.

Share This Article