Suedia rrëmben trofeun, shpallet fituese e Eurovision 2023
Suedia është fituesja e Eurovision 2023. Këngëtarja Loreen me këngën “Tattoo” rrëmbyen vendin e parë duke marrë pikët maksimale 583 pikë nga të gjithë këngët konkuruese. Suedia pati një mbështetje të madhe nga publiku dhe nga vendet që morën pjesë duke pasur një diferencë të madhe pikësh.
Një spektakël plot emocione e performanca fantastike solli finalja e madhe e Eurovision 2023 në Liverpool Arena në Britani të Madhe.
Në vendin e dytë doli Finlanda ndërsa në vendin e tretë Izraeli .
Shqipëria u përfaqësua këtë vit me këngën “Duje” e kënduar nga Albina dhe Familja Kelmendi e cila u rendit në vendin e 22 me 76 pikë duke lënë pas shumë vende të tjera konkuruese të cilat nuk u kualifikuan në gjysmëfinalet për të shkuar në finalen e madhe.