Suedia shënon fitore ndaj Kosovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar disfatë nga Suedia në “Fadil Vokrri” me rezultat të thellë 0-3.

Goli i parë në këtë ndeshje erdhi në minutën e 17-të përmes Viktor Claesson, i cili shënoi pas asistimit të Zlatan Ibrahimoviqit. Minuta më vonë, respektivisht në të 35-n, 21-vjeçari Alexander Ixak ngriti epërsinë në 2-0, pas një tollovie në zonën e vendasve. Me dy gola epërsi, Suedia shkoi në pushim, ndërsa Kosova përveç disa rasteve sporadike, nuk dhuroi gol.

Goli i fundit në këtë ndeshje erdhi në minutën e 70-të përmes kapitenit Sebastian Larsson. Një lojë me dorë nga vendasit, ia dhuroi Suedisë një penallti, e cila u konkretizua me gol.

Me këtë disfatë, Kosova renditet e fundit në tabelën e Grupit B, të kualifikimeve për Botërorin Katari 2022. Kjo ishte ndeshja e parë e saj në këtë fazë.

Share This Article