Suedia shënon rekord të rasteve ditore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shteti që në pranverë e kishte tërhequr vëmendjen e tërë botës me masat e lehta kundër pandemisë, Suedia, ka regjistruar shifër rekorde të infeksioneve të premten.

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Suedi u regjistruan 7.240 raste, që është shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë, shkruan The Guardian.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 66 viktima dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve shkoi në 6.406.

Shkalla e vdekshmërisë nga pandemia në Suedi për numër të banorëve është disa herë më e lartë se shifrat e regjistruara në vendet fqinje të Skandinavisë.

Ndryshe nga shtetet tjera, Suedia në pranverë kishte qasje tjetër ndaj pandemisë, duke mos i mbyllur bizneset dhe duke mos vendosur orë policore.

Share This Article