Suedia thekson se mbajta e shkollave hapur nuk ka sjellë shtim të rasteve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vendimi i Suedisë për të lënë shkollat ​​e hapura për fëmijët nën 16 vjeç gjatë pandemisë nuk çoi në ndonjë shpërthim të madh të Covid 19, sipas ministres së arsimit, Anna Ekstrom.

Ajo tha se hulumtimet e kryera nga Agjensia Suedeze e Shëndetit Publik treguan se suedezët që punojnë në arsim nuk kishin më shumë gjasa të diagnostikoheshin me koronavirus sesa ata në profesione të tjera.

Shkollave për nxënës mbi 16 vjeç dhe universiteteve u është dhënë e drejta të rihapen nga 15 qershori, por vetëm për shkollat ​​dhe kurset verore.

Nga e shtuna, suedezët pa simptoma të Covid-19 mund të udhëtojnë brenda vendit, teksa të dielën, sportet elitare mund të rifillojnë edhe pse asnjë tifoz nuk do të lejohet të marrë pjesë.

Share This Article