Në një intervistë për “The Telegraph” Sekretarja e Brendshme Britanike Suella Braverman ka deklaurar se marrëveshja e arritur mes Qeverisë Shqiptare dhe asaj të Mbretërisë së Bashkuar ka ndihmuar në uljen e emigrantëve të paligjshëm që mbërrijnë në ishull.
Sipas autoriteteve Britanike një vit numri i emigrantëve shqiptarë që mbërrijnë në Britani në mënyrë ilegale ka rënë me 20% ndërsa përgjatë muajve të verës ky numër ka rënë me 40% krahasuar me një vit më parë.
“Qeveria shqiptare ka qenë një partner shumë konstruktiv në përballjen me këtë sfidë të përbashkët. Numrat janë ulur, por në fund të fundit shifrat janë ende shumë të larta dhe unë nuk do të pushoj derisa ta arrijmë atë një numër shumë më të ulët” tha Braverman
Përgjatë vitit të shkuar Sekretarja e Brendshme Britanike akuzoi Shqiptarët se janë kriminelë, një deklaratë kjo e cila ngjalli reagime dhe kritika të shumta ku mes tyre ishte edhe kryeministri Shqiptar Edi Rama i cili i quaji deklaratat e Braverman të Turpshme.
Mbretëria e Bashkuar po vijon luftën kundër emigracionit të paligjshëm duke ndërmarrë masa ligjore që vështirësojnë mundësitë për marrjen e azilit. Në muajin tetor Gjykata e Lartë në Londër do të mbajë seanca dëgjimore për të vendosur se a duhet të lejohet plani i Qeverisë së Rishi Sunak për dergimin e emigrantëve të paligjshem drejt Ruandës.