‘Suksese në jetë!’/ Rama mbyll fjalimin dhe ja mbath pa dhënë asnjë shpjegim 

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pasi mbylli fjalimin e tij që zgjati mbi 45 minuta dhe i uroi opozitës ‘suksese në jetë’, kryeministri Edi Rama është larguar nga salla e Kuvendit.

Largimi i kreut të qeverisë shkaktoi reagime të shumta nga deputetët e opozitës, të cilët kanë kërkuar edhe ndërprerjen e seancës. Pas largimit të Ramës, sallën e lanë më pas edhe disa deputetë demokratë.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë i la të kuptojë opozitës se me ta nuk do të ketë më asnjë përballje, përpos atyre elektorale për zgjedhjet vendore.

Rama, në përfundim të argumenteve të tij për akuzat që i ka bërë opozita deri më tani për çështjen McGonigal, theksoi se ai, qeveria e tij dhe shteti shqiptar janë të pastër dhe se thjesht përmenden në aktakuzë, por nuk implikohen.

‘Asgjë e hatashme, asgjë e qortueshme nuk thuhet në këtë aktakuzë. Ajo nuk thotë asgjë, zero, as për mua, as për qeverinë shqiptare, as për këdo tjetër që ka takuar personi, as për shtetin shqiptar. Këtu tani rrugët ndahen më shumë dhe më qartë se askund tjetër. Unë në punët e mia, ju në rrugët tuaja të revolucioneve…’

Share This Article